Një aksident zinxhir është regjistruar në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku janë përfshirë disa automjete.
Pamjet e publikuara në mediat e Kosovës tregojnë dëme të konsiderueshme në makinat e përfshira, ndërsa një prej automjeteve ka përfunduar jashtë rrugës.
Sipas raportimeve paraprake, nga aksidenti ka edhe disa persona të lënduar. Ende nuk ka të dhëna të plota mbi shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi përplasja.














