Moska vendoset në shënjestër! Pezullohen fluturimet në të gjitha aeroportet e kryeqytetit rus

9 Tetor 2026 | 20:58

Moska dhe rajoni përreth janë vënë në shënjestër të një sulmi me dronë, sipas raportimeve të mediave ruse.

Sipas ASTRA, si pasojë e situatës së tensionuar, autoritetet kanë aktivizuar në të gjitha aeroportet e kryeqytetit protokollin emergjent të njohur si “Qilim” (Carpet).

Kjo masë paraprake ka sjellë pezullimin e menjëhershëm të të gjitha fluturimeve, si në nisje ashtu edhe në mbërritje, duke ndërprerë përkohësisht trafikun ajror.

Deri më tani, nuk ka ende informacione zyrtare mbi shkallën e pasojave apo dëmeve të mundshme materiale në Moskë dhe zonat përreth. Ndërkohë, raportimet paraprake sugjerojnë se aeroplani i presidentit rus, Vladimir Putin, po has vështirësi për t’u ulur në ndonjë prej aeroporteve të kryeqytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump zgjedh sekretaren e ardhshme të shtypit, kush do të zëvëndësojë Karoline Leavitt

Presidenti amerikan, Donald Trump ka zgjedhur komentatoren konservatore Katie Zacharia si sekretaren e ardhshme të shtypit në Shtëpinë e Bardhë, sipas një zyrtari të Shtëpisë...
20:47 | 09/10/2026

Dikur specie në rrezik, shkencëtarët zbulojnë 180,000 breshka gjigante në një ishull të Seychelles

Një studim i popullatës më të madhe të breshkave gjigante që lëvizin lirshëm në botë ka zbuluar se specia dikur e rrezikuar po lulëzon. Një...
20:17 | 09/10/2026

Anulohet ekzekutimi në Florida, DeSantis për herë të parë tërheq urdhrin

Ron DeSantis anuloi një ekzekutim të planifikuar në Florida të premten, disa ditë para se një burrë 74-vjeçar të vritej me injeksion vdekjeprurës. Ky veprim...
20:12 | 09/10/2026