web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Mposhti Braçen me shokë”/ Këlliçi: Rama në çalltisje delirante, i bën qejfin vetes

9 Tetor 2026, 20:44, Politikë CNA

“Mposhti Braçen me shokë”/ Këlliçi: Rama

Deputeti dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi, ka reaguar lidhur me situatën politike të kryeministrit Edi Rama, pasi dy deputetët socialistë që dolën kundër Reformës Administrativo-Territoriale, në fund, zgjodhën të votojnë pro.

Këlliçi shkruan në “Facebook” se Rama tanimë i bën qejfin vetes dhe shfaqet si luan që u mbijeton stuhive, pasi detyroi deputetët e tij të ‘zhduknin’ 15 bashki të vendit.

Sipas Këlliçit, kjo nuk është gjë tjetër veçse çalltisje delirante e Ramës, që premton utopi.

“Pasi mposhti Erion Braçen me shokë dhe i detyroi të votonin zhdukjen e 15 bashkive, Edi Rama ia bëri qefin vetes duke u shfaqur si luan që mbijeton nëpër stuhi.

Mjaftojnë komentet që ka marrë në këtë çalltisje delirante për të kuptuar si e shohin njerëzit atë. Por, nëse i do vërtetë alegoritë, Edi Ramës i shkon shumë portreti i derrit Napoleon tek Ferma e Kafshëve të Oruellit.

Ai që premtoi utopi, po pastaj e ktheu vendin në një regjim shtypës!”,-shkruan Këlliçi./CNA

 





Lajmet e fundit nga