LIVE UPDATES
Politike

Reforma territoriale/ Berisha: Bënë pazare gjithë ditën me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që do të mbetet historia më e turpshme në historinë e parlamentit

Berisha foli edhe për ripërtëritjen e Partisë Demokratike, duke shprehur bindjen se ajo do të vijë në pushtet për të ripërtërirë Shqipërinë.

9 Tetor 2026, 21:00 Nga E.d
Reforma territoriale/ Berisha: Bënë pazare gjithë ditën me
Sali Berisha

FIER-  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se përmbysja e Reformës Territoriale do të jetë ndër aktet e para të një qeverisjeje të ardhshme të PD-së.

Në një prononcim për gazetarët në Fier, Berisha e cilësoi reformën si pjesë të politikës së shpopullimit të vendit dhe tha se demokratët do të rikthejnë qeverisjen vendore në të gjitha zonat dhe komunitetet që plotësojnë kriteret minimale.

Ai akuzoi gjithashtu deputetët e mazhorancës, për pazareve të bëra gjatë gjithë ditës, që më pas miratuan me 85 vota reformën që, sipas tij, do të mbetet një nga faqet më të turpshme të historisë parlamentare.

Berisha foli edhe për ripërtëritjen e Partisë Demokratike, duke shprehur bindjen se ajo do të vijë në pushtet për të ripërtërirë Shqipërinë.

Prononcimi i kryetarit të PD, Sali Berisha për gazetarët në Fier:

Pyetje: Zoti Berisha, Reforma territoriale është e shumë kontestuar si nga ju ashtu edhe nga banorët e bashkive të cilat u shkrinë, u miratua në fund. Nëse opozita do të vijë në pushtet, a do të ndërmarrë hapa për ta përmbysur këtë?

Sali Berisha: Absolutisht. Do të jetë një nga aktet më të para. Ne do  rikthejmë qeverisjen vendore në të gjitha zonat dhe të gjitha komuniteteve që plotësojnë kriteret më minimale. Pa asnjë dyshim. Dhe kjo do të jetë një nga shtyllat e politikës për ripopullimin e Shqipërisë. 

Ne do të bëjmë gjithçka për të ripopulluar këtë vend. Kjo që bën kjo qeveri është politikë e shpopullimit.

Pyetje: Si ju ngjanë lotët e Braçes?

Sali Berisha: Nuk po shprehem për të, sepse ata janë mjerimi njerëzor. Se njeriu nuk e dorëzon veten nëse vërtet mendon se është e keqe nuk pajtohet kurrë me këtë.

Ata dje treguan veten pa karakter. Kanë bërë pazare gjithë ditën me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që do të mbetet historia më e turpshme në historinë e parlamentit.

Pyetje: Zoti Berisha, a mund të riformatohet një forcë politike me një frymë të re, me figura të reja, me të njëjtin lider?

Sali Berisha: Pa diskutim. Rruga më e shkurtër, më e sigurtë është kjo që thoni ju.

Pyetje: A vjen PD-ja në pushtet me Berishën kryeministër?

Sali Berisha: PD-ja me ripërtëritjen që ka ndërmarrë dhe do ndërmarrë, do vijë në pushtet të ripërtërijë Shqipërinë. PD-ja ka një vullnet të hekurt për të ripërtërirë Shqipërinë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta

Protesta kundër Territoriales, momenti kur policia kap zvarrë kryebashkiakun e Memaliajt

E tmerrshme/ Policia dhunon në mënyrë shtazore qytetarët, i ulin në tokë dhe i gjuajnë me shqelma