J.D. Vance distancohet nga transmetimi i ekzekutimit të Nidal Hassan: Nuk do ta shikoj drejtpërdrejt

9 Tetor 2026 | 21:12

Zëvendëspresidenti amerikan J. D. Vance ka deklaruar se nuk do ta ndjekë drejtpërdrejt ekzekutimin me pushkatim të Nidal Malik Hassan, ish-psikiatrit ushtarak të dënuar për vrasjen e 13 personave në bazën ushtarake Fort Hood, në Teksas, në vitin 2009. Gjatë një vizite në Ohajo, Vance u shpreh se nuk është i sigurt nëse transmetimi i drejtpërdrejtë do të realizohet, ndërsa njoftimi për publikimin e pamjeve ka shkaktuar reagime dhe kritika në qarqet politike amerikane.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ekzekutimi i Hassan është planifikuar për 3 dhjetor dhe, nëse realizohet, do të ishte ekzekutimi i parë nga ushtria amerikane në 65 vjet. Çështja ka nxitur debat mbi mënyrën e zbatimit të dënimit me vdekje, veçanërisht pas njoftimit se ekzekutimi mund të transmetohet drejtpërdrejt.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut e ka kundërshtuar këtë mundësi, duke argumentuar se ekzekutimet publike përbëjnë trajtim mizor, çnjerëzor ose degradues dhe se transmetimi i tyre ngre shqetësime serioze për të drejtën e jetës. Ndërkohë, mundësia e paraqitjes së kërkesave të mëtejshme ligjore mund të ndikojë në afatet e ekzekutimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Merz kritikon Schroderin për vizitën te Putini! Reagon Medvedev: Një pasardhës i bashkëpunëtorëve të Hitlerit

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur indinjatën e tij për vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schröder në Moskë, ku ky i fundit mori pjesë në festimin...
21:07 | 09/10/2026

Trump: Rusia do të furnizojë tregjet amerikane dhe globale me sasi të mëdha nafte, çmimet do të bien me ritme rekord

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për furnizimin e tregjeve amerikane dhe globale me sasi...
21:00 | 09/10/2026

Tërmet 7.6 ballë në Panama, paralajmërim edhe për cunami

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë është regjistruar këtë të premte në Panama ndërsa u lëshua një njoftim për kërcënim nga cunami. Tërmeti i fuqishëm...
20:59 | 09/10/2026