Dy të vrarë në Gjilan, Presidentja Shiroka-Pula: Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, reagoi ndaj krimin e rëndë në Livoç të Gjilanit, duke theksuar se asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut dhe se askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e rëndë që ndodhi sot në fshatin Livoç i Ulët të komunës së Gjilanit, ku një grua dhe një burrë humbën jetën, ndërkaq një tjetër u plagos si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj, shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjet e viktimave dhe shërim të shpejtë për të plagosurin.
Asnjë rrethanë nuk mund ta justifikojë marrjen e jetës së njeriut.
Askush nuk ka të drejtë t’i ekspozojë gratë ndaj rrezikut, dhunës apo vuajtjes.
Prandaj, ftoj organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast me përkushtim të plotë, t’i zbardhin të gjitha rrethanat dhe t’i sjellin autorët para drejtësisë”, thuhet në reagimin e presidentes Shiroka-Pula.
Aksident i katërfishtë në aksin Gjilan-Prishtinë, 11 të plagosur
Të shtëna në Gjilan, dy të vrarë dhe një i plagosur (VIDEO)
SHBA kërkon raport për lidhjet ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Kinën, projektligji përfshin edhe Shqipërinë
- 21:12 J.D. Vance distancohet nga transmetimi i ekzekutimit të Nidal Hassan: Nuk do ta shikoj drejtpërdrejt
- 21:07 Merz kritikon Schroderin për vizitën te Putini! Reagon Medvedev: Një pasardhës i bashkëpunëtorëve të Hitlerit
- 21:00 Trump: Rusia do të furnizojë tregjet amerikane dhe globale me sasi të mëdha nafte, çmimet do të bien me ritme rekord
- 20:59 Tërmet 7.6 ballë në Panama, paralajmërim edhe për cunami
- 20:59 Trump paralajmëron njoftim të madh për naftën dizel me Rusinë
- 20:58 Moska vendoset në shënjestër! Pezullohen fluturimet në të gjitha aeroportet e kryeqytetit rus