Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Salianji kritikoi vonesën në shqyrtimin e çështjes, duke pretenduar se procesi u zvarrit për dy vite dhe se kjo e pengoi të ndiqte më herët rrugën ligjore drejt Strasburgut.
TIRANË - Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar ankimin e tij kundër dënimit me një vit burg. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka deklaruar se do ta vijojë betejën ligjore në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Salianji kritikoi vonesën në shqyrtimin e çështjes, duke pretenduar se procesi u zvarrit për dy vite dhe se kjo e pengoi të ndiqte më herët rrugën ligjore drejt Strasburgut. Ai kundërshtoi gjithashtu arsyetimin e vendimit, sipas të cilit liria e shprehjes është cenuar, por masa e dënimit konsiderohet proporcionale.
Në lidhje me këtë, ai ngriti akuza edhe për pavarësinë e sistemit gjyqësor, duke pretenduar se presionet dhe ndikimet e paligjshme cenojnë besimin e qytetarëve te drejtësia.
Reagimi:
Gjykata Kushtetuese per 2 vjet me radhë e vonoi çështjen time. E paralajmërova se kjo do të ndodhte sepse duan të më mbajnë larg zgjedhjeve lokale, dhe zvarritja e deritanishme po pengonte ndjekjen e rrugës ligjore deri në Gjykatën e Strasburgut. Sot, më në fund, dhanë vendimin, edhe pse me arsyetimin absurd se “liria e shprehjes është cenuar, por masa është proporcionale”. Një logjikë që pranon cenimin e një të drejte, por përpiqet ta justifikojë atë me proporcionalitetin e ndëshkimit!
E kam thënë që në fillim: drejtësia nuk mund të jetë e pavarur vetëm në letër. Kur gjyqtarët u nënshtrohen presioneve, shantazheve apo ndikimeve të paligjshme, humb qytetari dhe fiton pushteti. Keshtu ndodh kur gjyqataret emerohen me cene, dikush spiun, dikush me video perverse e dikush tjeter me lidhje me grupet kriminale. Sot nuk mbyllet beteja ime. Sot ajo merr një drejtim tjetër: Gjykatën e Strasburgut. Askush nuk m’i kthen ditët e burgut. Askush nuk m’i kthen mandatet e humbura padrejtësisht. Por unë nuk do të heq dorë nga e drejta për të kërkuar drejtësi dhe barazi para ligjit.
Sepse çështja ime nuk është vetëm personale. Është një betejë për këdo që guxon të flasë, të denoncojë dhe të luftojë për interesin publik, pa u kërcënuar nga pushteti dhe pa u ndëshkuar për fjalën e tij. Nuk kerkoj privilegje por drejtesi. Dhe këtë betejë nuk e bëj për veten time, por për parimin se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe askush nuk duhet të ndëshkohet pse lufton për të vërtetën./Dosja.al
Sali Berisha FIER- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se përmbysja e Reformës Territoriale do të...
Ervin Salianji TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili kundërshtoi dë...
Sali Berisha FIER - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për lidhje me trafikun e drogës, duke e cilësuar ...
Foto ilustruse TIRANË - Shqipëria ka marrë miratimin e shteteve anëtare të Bashkimit Europian për zhvillimin e Konferencë...
Sali Berisha FIER- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria ka nevojë për ndryshime të mëdha, ...
Edi Rama TIRANË- Shqipëria ka marrë miratimin për mbylljen e negociatave për Kapitullin 20 të procesit të anëtar&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas kërkesës së Parti...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka paralajmëruar një proces të ri vlerësimi për administratën publike,...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka njoftuar se javën e ardhshme do të krijohet Ministria e Administratës Publike...
Edi Rama TIRANË - Kryeministri i vendit, Edi Rama ka folur për rëndësinë e meritës në vlerësimin dhe avancimin e pu...