Sara Mila zbulon çfarë fshihet pas simbolikës së luanit në videon e Ramës

9 Tetor 2026 | 21:20

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur edhe lidhur me videon e shpërndarë ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale. E pyetur lidhur me simbolin e luanit të shfaqur në video, Mila u shpreh se Rama shpesh provokon përmes statuseve.

Mila u shpreh se kjo video nuk është e lidhur me situatën e mbrëmjes së djeshme pasi sipas saj në votimin e Reformës Territoriale, PS tregoi se triumfon mbi egot personale.

“Është brenda natyrës të profilit të komunikimit publik të kryeministrit. Nuk mendoj se është një video që mund të mund të bëjë shumë lajm në sensin që ç’ ne dhe pse sepse ju e dini se kryeministri Rama shpesh herë provokon me të tilla statuse apo reagime.

Nuk mendoj që domosdoshmërisht ka qenë e lidhur me të mbrëmshmen. Sa do ta thoja nëse do të kishte një lidhje kronologjike mendoj që do të ishim jo në një unitet 85 vota pro dhe konkretisht votat e Partisë Socialiste kanë qenë të gjitha pro reformës administrative-territoriale çka tregoi dhe njëherë që trëndafili triumfoi mbi mbiemrat e përvetshëm edhe ndoshta mbi egot personale”, tha Mila.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 132-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë dhe aktivistë të shumtë kanë dalë edhe këtë të premte në protestën e radhës e cila hyri në ditën e saj të 132-të. Si...
19:34 | 09/10/2026

Senatorja amerikane: SHBA duhet të përqendrohet te ekonomia e stabiliteti në Ballkanin Perëndimor

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, ka thënë të premten në Tiranë se Shtetet e Bashkuara duhet ta përqendrojnë politikën e vet karshi Ballkanit Perëndimor në tri...
19:19 | 09/10/2026

Ankimoi dënimin e tij, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Ervin Salianjit

Gjykata Kushtetuese këtë të premte ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianjit i cili kundërshtonte dënimin e tij me 1 vit burg nga Apeli....
18:59 | 09/10/2026