Shqipëri 0-1 Uells (Rowe 22')
Kombëtarja shqiptare e vajzave është mposhtur nga Uellsi, në ndeshjen e parë të “play off”-it të Kupës së Botës 2027, minimalisht 0-1, në sfidën e zhvilluar në “Loro Boriçi”.
Golin e vetëm të kësaj përballje e shënoi Rawel Rowe në minutën e 22-të, ndërsa vajzat kuqezi provuan shanset e tyre për t’u rikthyer në lojë. Mundësinë e “artë” e pati Fortesa Berisha në minutën e 51-të, por shtylla e ndali nga goli i barazimit.
Me këtë rezultat, Shqipëria e vajzave i ka ende “llogaritë” e hapura për duelin e kthimit që do të luhet 4 ditë më vonë. Edhe pse shanset janë ndërlikuar pasi ndeshja vendimtare luhet në transfertë, “vajzat” e Armir Grimës do tentojnë gjithçka për të bërë një mrekulli në Uells, për kualifikimin historik në Kupën e Botës 2027 që mbahet në Brazil.
