Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është bërë pjesë e festës familjare për martesën e vëllait të saj, duke sjellë në atmosferë edhe traditat shqiptare.
Në pamjet e shpërndara nga ceremonia, artistja shfaqet duke kërcyer valle popullore së bashku me të afërmit, mes muzikës dhe atmosferës festive.
Pavarësisht karrierës së saj ndërkombëtare, Rexha ka shprehur vazhdimisht lidhjen me prejardhjen e saj shqiptare. Këtë herë, festa familjare u kthye në një tjetër moment ku ajo shijoi nga afër muzikën dhe traditat e vendit të origjinës.













