Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Tema e tij, e publikuar në vitin 2008, titullohet “Vlerësimi i rrezikut mjedisor lidhur me venddepozitimet e parregulluara të mbetjeve në Bashkinë Albert Luthuli, Provinca Mpumalanga, në Republikën e Afrikës së Jugut”.
Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfillin e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes, si dhe ndikimet në mjedis”, i publikuar në vitin 2013, është zhvilluar mbi punën autentike të studentit të masterit Fannie Mnisi në Afrikë.
Tema e tij, e publikuar në vitin 2008, titullohet “Vlerësimi i rrezikut mjedisor lidhur me venddepozitimet e parregulluara të mbetjeve në Bashkinë Albert Luthuli, Provinca Mpumalanga, në Republikën e Afrikës së Jugut”.
Në hyrje të doktoraturës së vet, përmend problematikat e landfillit të Sharrës, ndërkohë që ato ishin problematika të landfillit në Afrikë. Nëse shihen rreshtat e punimit të saj, zonja Manastirliu ka cituar autorë të huaj, duke harruar se këto përfundime dhe konkluzione autorët në fjalë i kanë nxjerrë për Afrikën, jo për Tiranën.
Një paragraf të tërë, Manastirliu e ka kopjuar fjalë për fjalë nga studenti i masterit Fannie Mnisi, duke zhdukur emrin e autorit real dhe duke e përvetësuar.
Ka hequr tri bashkitë e Afrikës së Jugut dhe në vend të tyre ka vendosur Tiranën. Po të shihni objektivat e studimit që Manastirliu ka përcaktuar, është copy-paste, fjalë për fjalë; vetëm ndryshon emri i bashkisë në Afrikë me emrin Tiranë.
“Këtu kemi të bëjmë me një mashtrim dhe falsifikim”, shprehet studiuesi Taulant Muka.
Në pjesën e zhvillimit, aty ku flitet për menaxhimin e mbetjeve të ngurta, Manastirliu ka cituar tre autorë të huaj, Kumar, Salha Kasim dhe Mansoor Ali, në të njëjtën mënyrë dhe kronologji siç i ka cituar studenti afrikan Fannie Mnisi.
Edhe nëse do të vijojmë më tej, do të shohim se citimet nga autorë si Yong-Chung apo El-Fadel, të cilët flasin për menaxhimin e mbetjeve urbane, mbetjeve të rrezikshme, landfill-et në Europë, Amerikë, Kanada e Japoni, janë të njëjta dhe të renditura njëlloj siç i ka renditur studenti afrikan.
Ne kemi të bëjmë me një ministre kopjace, plagjiatore, që nuk ka bazat e kërkimit shkencor. Dhe kjo u pa gjatë COVID-it, kur ajo u bë ministre e Shëndetësisë, që nuk dinte të lexonte shkencën.
U bë përgjegjëse për 17 mijë, 18 mijë ndërrime jete shtesë në Shqipëri, pavarësisht se u paralajmërua. Nëse kjo ministre do të ishte e aftë, do të ishte e saktë, nuk do të merrte një Komitet Shkencor pa shkencë.
Dhe sot ajo, pa problem fare, do të jetë edhe kryetare bashkie. Vetë kryeministri tha: ‘Ne jemi atdheu i plagjiaturave’, ndërkohë plagjiaturën e çon nga ministre Arsimi, ministre Shëndetësie dhe kandidate për kryetare bashkie”, shton z. Muka.
Gazetari Freard Rista pati një ballafaqim me zonjën Manastirliu dhe aty u përball me njerëz të panjohur dhe të paidentifikuar, të cilët tentuan me çdo formë ta pengonin që të bënte pyetjet.
Në dalje të zyrave pranë Njësisë nr. 9 në kryeqytet, ish-ministrja e Arsimit dhe Shëndetësisë shpejtoi hapat për t’u futur në makinë, ndërkohë që e vetmja përgjigje që dha për plagjiaturën ishte: “Kam reaguar njëherë për këtë gjë”./Piranjat
Valon Lluka KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, is...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranë...
Sidorela Vatnikaj TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 132 ditë të revoltës kundër klas&eum...
Valon Ramushi GJILAN- Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulë...
Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 trajtoi sot skandalin e SHISH dhe...
pamje TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sërish në protestë, duke shënuar 132 ditë revoltë kundër qeveris...
Foto ilustruse Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24, u rikthye këtë të premte në...
Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi Ajo që e kompromentoi pozitën e Vlora Hysenit, përballë ligjit, ishin komunikimet e saj me Ergys Agasin, g...
Foto ilustruse POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të premteje në aksin Pogradec-Lin, në afërsi të...
skela GREQI- Një ngjarje e rëndë ka tronditur ditën e sotme komunitetin e shqiptarëve në Greqi. Sipas informacioneve paraprak...