Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

“Na plasën gomat me armë, pastaj na rrahën”, rrëfimi tronditës i të riut shqiptar për dhunën makabre nga policia maqedonase: Pistoleta e tyre ra në makinën tonë

Shkruar nga Newsbomb
“Na plasën gomat me armë, pastaj na rrahën”,
Dy shqiptarët e dhunuar nga policia maqedonase

Dy të rinj shqiptarë, 21 dhe 23 vjeç, pretendojnë se janë dhunuar nga efektivë të policisë në Maqedoninë e Veriut, gjatë një ngjarjeje në rrugën nga dalja e Shkupit në drejtim të Tetovës. Rasti është bërë publik nga opozita shqiptare në vend, ndërsa autoritetet kanë njoftuar se do ta hetojnë.

Sipas versionit zyrtar të policisë, dy të rinjtë dyshohet se kanë tentuar t’i marrin armën një efektivi gjatë kontrollit. Por ata japin një tjetër version të ngjarjes, duke pretenduar se gjithçka nisi kur persona me rroba civile iu afruan makinës së tyre dhe thyen xhamin. Sipas tyre, arma e njërit prej personave përfundoi brenda automjetit gjatë përplasjes.

Njëri prej të rinjve ka rrëfyer se ata nuk e dinin se pistoleta ndodhej në makinën e tyre dhe se, pasi u përpoqën të largoheshin, ndaj automjetit u qëllua me armë zjarri, duke iu dëmtuar gomat.

“Ne po ecnim ngadalë me makinë, kur ata na u afruan, dolën nga makina dhe menjëherë na thyen xhamin. Nuk ishin patrullë policie, por persona me rroba civile. Na sulmuan direkt. Pistoleta i ra brenda makinës dhe ne u nisëm të iknim, sepse nuk e dinim kush ishin.

Gjatë largimit, ata qëlluan me armë dhe na plasën gomat. Kur pamë dritat e policisë, deshëm të ndalonim, por makina nuk frenoi. Sapo mbërritën, na sulmuan sërish dhe na shtrinë përtokë, duke na pyetur vazhdimisht se ku ishte pistoleta. Ne u thamë se nuk kishim armë dhe nuk e dinim që ajo ndodhej në makinën tonë”, ka deklaruar njëri prej të rinjve.

Pas raportimit të rastit, ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski, ka urdhëruar Departamentin e Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale të nisë verifikimet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese