Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Sipas informacioneve, objekti, i cili ndodhej prej vitesh në gjendje të degraduar, u përfshi nga flakët për shkaqe ende të paqarta.
Në korrik të këtij viti, në media u raportua se “vila e partisë” në fshatin Mborje të Korçës ishte djegur. Sipas informacioneve, objekti, i cili ndodhej prej vitesh në gjendje të degraduar, u përfshi nga flakët për shkaqe ende të paqarta.
Ndërkohë që sot, pas 6 muajsh, gjendja është kjo. Ndërtesa është shkrumbuar tërësisht, ndërsa një shtresë bloze ka mbuluar çdo gjë. Era që vjen nga pasojat e djegies të shpon hundët.
Gjithçka përreth dëshmon për një ambient të pabanueshëm, në të cilin jeton ky 35-vjeçar, të cilin shkuam ta takonim.
Marseli tregon për “Piranjat” historinë e tij në këtë banesë. Por çfarë e shkaktoi zjarrin në banesë, duke i hequr atij mundësinë për të pasur një jetë sadopak dinjitoze?
Sipas tij, shkak u bë një karikues, i cili dogji të gjithë shtëpinë e tij prej 25 vitesh.
Po institucionet shtetërore a kanë bërë diçka për ta ndihmuar?
Jo, jo, vetëm policia e zjarrfikësja që më thanë: “Mos rri këtu se nuk jetohet”.
Ndërsa jemi në bisedë e sipër, Marseli na fton brenda ambienteve të asaj që deri dje konsiderohej streha e ngrohtë, në të cilën ka kaluar pjesën më të madhe të jetës. Ashtu siç raportoi edhe policia, Marseli atë ditë nuk ndodhej në banesë, duke shmangur një tjetër fatkeqësi.
Prindërit që kanë lënë këtë botë para kohe, shtëpia tërësisht e pabanueshme, por edhe sëmundja që, në kushtet ku ai jeton, vetëm sa avancon. Duket se të gjitha të këqijat që një jetë mund të ofrojë janë mbledhur tek ky i ri, i cili në këtë moshë duhej të mendonte të ndërtonte një jetë të qetë familjare.
Të gjitha këtyre ngarkesave u shtohet edhe asistenca qesharake që merr nga Bashkia e Korçës. Për gjendjen në të cilën ndodhet prej 6 muajsh, Marseli ka shkuar disa herë në zyrat e bashkisë, por duket se gjërat nuk kanë shkuar siç ka shpresuar.
Duket qartë që diçka në këtë komunikim nuk shkon, aq sa ngjan sikur dikush po tallet me këtë 35-vjeçar. Prandaj, në këto kushte, hyjmë për ta pyetur nga afër drejtoreshën e Shërbimit Social për mundësitë dhe kapacitetet që ofron për njerëzit në nevojë.
Kjo e fundit na sqaron se Marselit i është ofruar strehimi i përkohshëm, ku, sipas drejtoreshës, do të akomodohet disa ditë më pas.
Pra, u deshën vetëm pak minuta që problemi 6-mujor i një fatkeqi të merrte rrugën e zgjidhjes. Por Marseli është dyshues për ambientin në të cilin bashkia ka vendosur ta sistemojë, për shkak të kushteve që ofrohen.
Tashmë, ajo që mbetet për t’u bërë është sistemimi i Marselit në strukturën e bashkisë.
Por këtu na ndodh një e papritur.
Sepse, një ditë pas takimit me drejtoreshën e Shërbimit Social të Bashkisë së Korçës, ai refuzon banesën e ofruar.
Situata në këtë strukturë të përkohshme për të pastrehët, në fakt, është me kushte minimale. Çdo gjë brenda saj është e shkatërruar dhe higjiena lë për të dëshiruar, aq sa për këdo është e vështirë të pranojë të sistemohet aty. Pavarësisht përpjekjeve të bashkisë që, të paktën për ca kohë, 35-vjeçari të vendosej në këtë strukturë të tmerrshme, ai nuk bindet aspak dhe refuzon kategorikisht.
A do të gjendet dikush që ta ndihmojë këtë 35-vjeçar, që kërkon vetëm një strehë ku të fusë kokën?/ piranjat.news
Foto ilustruse Një rrëmbim në mes të trazirave të vitit 1997, një garazh i kthyer në dhomë torture dhe një ekz...
Pamje Historia nis më 19 gusht 2026, kur në internet publikohet një njoftim për punë nga shtëpia. Kompania që pretendohe...
Pamje Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë, është përballur me probleme të përsëritura me de...
Ermal Pashaj Nga Ermal Pashaj Quhem Ermal Pashaj dhe jam mjek, kirurg.Nëse nuk më keni parë në klinikë, apo spital mund të m...
Foto ilustruse Deputetja socialiste Ogerta Manastirliu rezulton me doktoraturë plagjiaturë. Punimi i saj me titull “Krahasimi i monitorimev...
Valon Lluka KOSOVË- Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për biznesmenin Valon Lluka, is...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranë...
Sidorela Vatnikaj TIRANA- Protesta qytetare në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 132 ditë të revoltës kundër klas&eum...
Valon Ramushi GJILAN- Detaje të reja janë bërë publike për vrasjen e dyfishtë në Livoç të Ulë...
Vlora Hyseni dhe Ergys Agasi Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala në News24 trajtoi sot skandalin e SHISH dhe...