web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetarja: Hetimi për Ron Yeffet mund të prekë nivele të larta të qeverisë

9 Tetor 2026, 22:37, Aktualitet CNA

Gazetarja: Hetimi për Ron Yeffet mund të prekë nivele të

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi sot në një emision televiziv, se hetimet ndaj Ron Yeffet, i njohur si biznesmen dhe miku i kryeministrit Edi Rama, mund të prekë nivele shumë të larta të qeverisë.

Lala zbuloi se hetimi po ndiqet nga kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho.

“Hetimi për Roni Yeffet sapo ka nisur. Ka kontrolle tek Ardi Veliu. Tek Roni Yeffet ka kontroll personal, kontrolle ka edhe tek Arjeta Puca dhe zyrtarë të Ministrisë së Brendshme. Është hetim që po ndiqet nga kreu i SPAK, Klodjan Braho. Askush nuk e ka statusin e personit nën hetim deri tani. Nëse hetimi shkon deri në fund, rasti i Roni Yeffet mund të prekë nivele shumë të larta të qeverisë shqiptare. Fakti që një kompani nga asgjëja merr 40 mln euro nga buxheti, atëherë do të thotë se ka diçka këtu. Kemi ndërmjetës, që sipas Ahmetajt, është Ermal Nufi, ministri i Mbrojtjes”,-tha Lala./CNA

 





Lajmet e fundit nga