Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

DETAJI/ Sulmi me vezë i demokratëve skenar i paralajmëruar? DOSJET bosh te ministrat në “gatishmëri” që prej mëngjesit, garda i përdori për të mbrojtur Ramën

Shkruar nga Newsbomb
DETAJI/ Sulmi me vezë i demokratëve skenar i paralajmëruar?
Momenti i goditjes dhe dosjet në Kuvend/ Fotomontazh

Seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua ditën e djeshme me tensione dhe përplasje mes palëve politike. "Patatja e nxehtë" ishte Reforma Territoriale e cila në përfundim u miratua nga mazhoranca me 85 vota Pro.

Por një detaj që i ka shpëtuar syrit të shumëkujt ishte parapërgatitja e Gardës së Republikës në një tjetër nivel. Djemtë e veshur me të zeza ishin të gatshëm për çdo skenar trazues të opozitës.

Nuk është e konfirmuar nëse ata e dinin se gjatë seancës plenare, saktësisht në momentin e votimit të Reformës Territoriale, do të hidheshin vezë dhe sende të tjera në drejtim të kabinetit. Megjithatë për këtë arsye që prej orëve të para të mëngjesit në nisje të seancës, në vendet e ministrave ishin vendosur dosje të mëdha bosh prej kartoni, për të pritur objektet që do te fluturonte opozita në shenjë revolte drejt Ramës dhe të vetëve.

Dy vezë, një zhurmues dhe shishe të mbushura me ujë ishin sendet që u hodhën në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave. Askush nuk u prek.

Përtej fitores së mazhorancës e cila miratoi "Territorialen", tashmë pritet mbledhja e Sekretariatit të Etikës për të përjashtuar deputetët të cilët kanë kryer sulme dhe kanë shkelur Rregulloren e Kuvendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese