LIVE UPDATES
Aktualitet

“Më mungon çdo ditë”/ Dedikimi prekës i motrës së Renis Dobrës, 15 muaj pas vrasjes së 23-vjeçarit

Ajo shprehet se, pavarësisht debateve apo mosmarrëveshjeve që mund të kenë pasur, dashuria për të nuk ka ndryshuar kurrë dhe do të mbetet e përjetshme.

9 Tetor 2026, 23:00 Nga E.d
“Më mungon çdo ditë”/ Dedikimi prekës i
Viktima

TIRANË - Motra e Renis Dobrës ka ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale, 15 muaj pas vrasjes së të vëllait, duke shprehur dhimbjen e thellë dhe mallin që vazhdon të ndiejë për të. Në dedikimin e saj, ajo kujton momentet e kaluara së bashku, bisedat, të qeshurat dhe përqafimet që sot do të dëshironte t’i përjetonte edhe një herë. Mes fjalëve të saj, motra shpreh edhe pendesën për momentet e humbura, duke theksuar se dashuria për të vëllain do të mbetet e përjetshme.

Ajo shprehet se, pavarësisht debateve apo mosmarrëveshjeve që mund të kenë pasur, dashuria për të nuk ka ndryshuar kurrë. Ajo tregon gjithashtu se do të donte t’i tregonte të vëllait gjithçka që ka ndodhur që prej largimit të tij, çdo moment kur e ka marrë malli, çdo herë që ka qarë në heshtje dhe çdo çast kur ka dëshiruar ta telefonojë, përpara se të kujtonte se nuk mund ta bënte më këtë gjë.

Mesazhi vjen një ditë pasi Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim katër persona të dyshuar për përfshirjen në rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit. Ndërsa çështja vijon në rrugën gjyqësore, familjarët e Renis Dobrës vazhdojnë të përballen me dhimbjen e humbjes së tij.

Mesazhi: Kanë kaluar 1 vit e 3 muaj pa ty, por zemra ime ende nuk arrin ta besojë që ti nuk je më këtu. Ende të pres. Ende më duket sikur do të të shoh, sikur do të dëgjoj zërin tënd, sikur do të vijë ai moment kur do të mund të përqafoj përsëri.

Më mungon… më mungon më shumë nga sa mund ta shpjegojnë fjalët. Me lot në sy kujtoj çdo moment me ty. Çdo të qeshur, çdo bisedë, çdo gjë të vogël që dikur më dukej normale dhe sot do të jepja gjithçka vetëm ta përjetoja edhe një herë. Ka net kur fle dhe pres të të shoh në ëndërr. Dhe kur zgjohem e kuptoj që nuk të pashë, mërzitem shumë. Sepse në ëndërr është i vetmi vend ku zemra ime shpreson të takojë përsëri.

Sikur të mund të të përqafoja vetëm edhe një herë… Do të shtrëngoja fort dhe nuk do të të lija. Do të thosha sa shumë të dua. Do të thosha sa shumë më ke munguar. Do të kërkoja falje një mijë herë për çdo herë që të kam ngritur zërin, për çdo fjalë që ndoshta të ka lënduar, për çdo gjë që nuk ta plotësova kur ti e deshe. Më fal, vëllai im. Sot do të doja të mos kisha kursyer asnjë përqafim, asnjë të dua, asnjë minutë me ty.

Por dua të dish diçka, unë të kam dashur gjithmonë. Edhe kur jam mërzitur, edhe kur të kam bërtitur, edhe kur nuk kemi qenë dakord. Dashuria ime për ty ka qenë aty dhe do të jetë gjithmonë. Ti nuk ishe thjesht vëllai im. Ti ishe vëllai im i vetëm. Drita e syve të mi. Një pjesë e zemrës sime. Dhe tani që nuk je këtu, e kuptoj sa shumë nga zemra ime ke marrë me vete.

Do të doja të tregoja gjithçka që ka ndodhur që kur ike. Do të doja të tregoja sa herë më ka marrë malli, sa herë kam qarë fshehurazi, sa herë kam dashur të telefonoj e pastaj më është kujtuar se nuk mundem. Por mbi të gjitha do të doja të thoja edhe një herë: Të dua, vëllai im. Më fal për gjithçka. Më mungon çdo ditë. Dhe nuk do të harroj kurrë.

Nëse dashuria do të mund të sillte përsëri, ti do të ishe këtu në krahët e mi. Deri atëherë, do të mbaj në zemër, në kujtime, në çdo lot dhe në çdo buzëqeshje që më sjell ndër mend ty. Pusho i qetë, vëllai im i shtrenjtë. Motra jote do të dojë përgjithmonë./Dosja.al

mesazh spak vrasje

Sondazh

Poll

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!

Korreshi nuk i kursen batutat për Hartën Territoriale: Keni futur sharjen mes Divjakës dhe Lushnjës

Vatër zjarri në Gjirokastër, ndërhyjnë shërbimet zjarrfikëse

Avokati i çiftit Mataj: Skandali i vjedhjes shtrihet në gjithë Shqipërinë

Banorët e Kelmendit ngrihen në protestë kundër ndërtimit të tre hidrocentraleve...

Mazniku: Reforma nuk është vetëm çështje hartash, duhen edhe kompetenca

Braçe kritikon Reformën Territoriale: Kjo nuk ndryshon kufijtë, por jetën e njerëzve

Kritikat e Braçes për Reformën Territoriale, deputetit i heqin mikrofonin

Përplasje Klosi-Berisha në Kuvend: Doni apo s’doni ju ne do ta votojmë reformën...

Berisha: Me pseudo-reformën territoriale po shtroni Shqipërinë për ta vjedhur më shumë!

Berisha: Po shuani bashkitë me një votë, po i hiqni shqiptarëve shërbimet dhe investimet!

Hetimet mbi tenderët publikë/ Paraqitet në SPAK drejtoresha e KESH, Viola Haxhiademi

"Çmendet" policia, dhunon në mënyrë shtazore protestuesit me grushta