Ekspertët e Kombeve të Bashkuara po i kërkojnë Iranit të ndalojë ekzekutimet e njerëzve dhe e akuzojnë qeverinë e tij se po e përdor dënimin me vdekje për të “heshtur mospajtimin”.
Në një njoftim për media, thanë se kishin shqyrtuar raste “të mbushura me padrejtësi procedurale dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.
Ndërsa vëmendja përqendrohet te rastet e sigurisë, shumica e ekzekutimeve në Iran kryhen për vrasje dhe për vepra penale të lidhura me drogën.
Ekspertët arritën në përfundimin se Irani ka normën më të lartë të ekzekutimeve për frymë në botë.
Teherani ka kryer një valë ekzekutimesh që nga protestat e gjerë kundër qeverisë në janar, gjatë të cilave autoritetet thanë se u vranë të paktën 3.117 njerëz.
Vlerësimet e numrit të viktimave nga burime të jashtme për shkak të shtypjes së qeverisë ndaj demonstratave janë shumë më të larta, disa prej tyre më shumë se dhjetë herë më të larta se ato të qeverisë.
Ekspertët e OKB-së i bënë thirrje Iranit që menjëherë të vendosë një moratorium mbi ekzekutimet si hap të parë drejt heqjes së tyre, të zëvendësojë të gjitha dënimet me vdekje dhe të rishikojë çdo rast për të siguruar që të pandehurit të kenë një gjykim të drejtë.