Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video ku shfqen pamje të MINI cooper, një markë e njohur botërore që ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese.
Përmes këtyre pamjeve, në fokus janë peizazhet dhe bukuritë e vendit tonë, të cilat shërbejnë si sfond për reklamën e markës së njohur të automobilave.
Rama e ka shoqëruar publikimin me një urim për fundjavën, duke vënë në pah bukuritë e Shqipërisë dhe interesin që vendi ynë po ngjall për realizime të tilla promovuese.
Në llogarinë e tij Rama shkruan:
"Mirëmëngjes dhe me këto pamje fantastike të MINI Cooper, markës së njohur botërore që ka zgjedhur Shqipërinë për realizimin e reklamës së saj promovuese, mes peizazheve dhe bukurive të vendit tonë, ju uroj një fundjavë të mbarë".







Komente
Komento