U ofruan para efektivëve të Rrugores/ Procedohen 3 drejtues mjetesh në Durrës dhe Kavajë

10 Tetor 2026, 08:55Kronika TEMA
U ofruan para efektivëve të Rrugores/ Procedohen 3 drejtues mjetesh

Tre drejtues mjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi tentuan t’u ofronin para punonjësve të Policisë Rrugore për të shmangur masat administrative. Sipas Policisë, të tre u konstatuan me dokumentacion të parregullt dhe materialet ndaj tyre i janë referuar Prokurorisë për korrupsion aktiv.

Njoftimi i policisë

DVP Durrës/Policia Rrugore godet 3 raste të tentativës për mitëdhënie.

Procedohen penalisht 3 drejtues mjetesh që iu ofruan para punonjësve të Policisë Rrugore, për të shmangur ndëshkimin me masë administrative.

Shërbimet e Policisë Rrugore në Durrës dhe Kavajë, në kuadër të monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, kanë ndaluar disa drejtues automjetesh që janë konstatuar duke kryer shkelje.

Në 2 raste në Durrës dhe në 1 rast në Kavajë, 3 drejtues automjetesh me dokumentacion të parregullt kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore, për të shmangur masën administrative për këtë shkelje.

Për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për drejtuesit e automjeteve, shtetasit K. M., 47 vjeç, E. A., 30 vjeç, të dy banues në Durrës dhe A. K., 35 vjeç, banues në Peqin, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë.

Lini një Përgjigje