Masakër në Pensilvani, 9 të vdekur nga të shtënat me armë, mes viktimave dy fëmijë

Masakër në Pensilvani, 9 të vdekur nga të shtënat me armë, mes viktimave dy fëmijë

09:44, 10/10/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nëntë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Erie, në shtetin amerikan të Pensilvanisë, mbrëmjen e së premtes, më 9 tetor.

Sipas mediave amerikane, përfshirë WPXI dhe raportimet e transmetuara nga CNN Newsource, ngjarja ndodhi në një banesë në zonën e rrugës Perry. Mes viktimave janë dy fëmijë, ndërsa raportimet përmendin edhe një grua shtatzënë.

Sipas raportimeve, policia u njoftua për të shtëna rreth orës 17:00, pranë kryqëzimit të rrugëve Perry dhe 7th Street. Kur mbërritën, efektivët gjetën dy gra të vrara jashtë banesës. I dyshuari, i armatosur me pistoletë, u fut brenda dhe u barrikadua, duke shkaktuar një përballje disaorëshe me forcat e policisë dhe njësinë speciale SWAT. Gjatë operacionit u dëgjuan të shtëna të tjera nga brenda ndërtesës.

Kreu i Policisë së Erie, Rick Lorah, e cilësoi skenën si një nga më të rëndat me të cilat janë përballur efektivët dhe hetuesit. Sipas autoriteteve, i dyshuari u gjet i vdekur, me dyshimet paraprake se kishte qëlluar veten. Identitetet e viktimave dhe motivi i ngjarjes nuk janë bërë ende publike, ndërsa hetimet vijojnë. Policia ka konfirmuar se nuk ka më rrezik të drejtpërdrejtë për banorët e zonës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco