Kontrabandonin dhe modifikonin makineta për lojërat e fatit në Tiranë, arrestohen dy persona

10 Tetor 2026 | 09:51

Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kontrabandonin dhe modifikonin makineta të lojërave të fatit me programe ilegale, për t’ua shitur më pas organizatorëve të aktiviteteve të paligjshme të lojërave të fatit.

Policia finalizoi operacionin e koduar “Interceptimi”, pas një hetimi pesëmujor, gjatë të cilit u zbulua se veprimtaria zhvillohej në një magazinë të marrë me qira në zonën e Kodrës së Priftit.

Në pranga kanë rënë Admirim Spaho dhe Sami Koni, të dyshuar për përfshirje në këtë aktivitet. Sipas policisë, ata dyshohet se sillnin makineta nga shtetet fqinje dhe i modifikonin përmes programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, sipas kërkesave të personave të përfshirë në organizimin e lojërave të fatit.

Gjatë operacionit u sekuestruan 25 makineta (slot machine), 4 telefona celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike.

Hetimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, duke përdorur metoda speciale hetimi, monitorim dhe interceptim të valëve elektronike.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fusha e Maliqit kërkon ribonifikim, mbi 600 hektarë tokë u përmbytën

Mbi 600 hektarë tokë bujqësore në fushën e Maliqit u përmbytën nga reshjet e dendura të dimrit të kaluar, ndërsa fermerët vijojnë të përballen me...
09:24 | 10/10/2026

Tentuan të korruptonin policët rrugorë për t’i shpëtuar gjobës, procedohen 3 shoferë në Durrës dhe Kavajë

Tre drejtues automjetesh janë proceduar penalisht në Durrës dhe Kavajë, pasi dyshohet se tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë Rrugore për të shmangur ndëshkimin për...
09:19 | 10/10/2026

Goditjet me vezë në protestë, Deputeti Balliu: Ne të rinjtë jemi më pasionant në detyrë, duhej ai reagim

Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë, dhe ka kritikuar reformën...
22:40 | 09/10/2026