web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet magazina te Kodra e Priftit/ Modifikoheshin makineta të kontrabanduara

10 Tetor 2026, 09:44, Kronika CNA

Zbulohet magazina te Kodra e Priftit/ Modifikoheshin makineta të

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion 5-mujor ku ka zbuluar se në një magazinë te Kodra e Priftit modifikoheshin me programe ilegale makineta të kontrabanduara të cilat u shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit.

Si pasojë janë arrestuar dy persona, organizatori i kësaj veprimtarie A. S., 53 vjeç, dhe bashkëpunëtori i tij S. K., 67 vjeç.

Policia ka sekuestruar 25 makineta, 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Interceptimi”, arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç dhe S. K., 67 vjeç.

Si rezultat i një pune të thelluar hetimore, aplikimit të metodave speciale të hetimit, si dhe monitorimit dhe interceptimit të valëve elektronike, u konstatua se shtetasi A. S. kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, ku në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje, të cilat nëpërmjet programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, programoheshin sipas kërkesave të shtetasve/subjekteve të interesuara, të përfshira në organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal”, thuhet në njoftimin e policisë./ CNA





Lajmet e fundit nga