Nga Benjamin Ferret, SUD OUEST
Gjatë kontrollit të kryer nga punonjësit e doganës në Francë u sekuestruan 22,5 kilogramë kokainë, e cila u zbulua gjatë kontrollit të një automjeti.
Droga u zbulua gjatë një kontrolli të imtësishëm, në një vend të fshehtë brenda një makine që drejtohej nga një shtetas shqiptar. Pas arrestimit dhe vendosjes në ndalim policor, ky transportues i lëndëve narkotike, sipas informacioneve tona, ka deklaruar se ishte nisur drejt Belgjikës dhe se po kthehej nga Spanja në momentin kur u kap.
Në fund të kësaj jave, i dyshuari pritet të paraqitet para një magjistrati të prokurorisë.
Më pas, ai pritet të vendoset në paraburgim dhe të thirret për t’u paraqitur këtë të hënë, më 12 tetor, pasdite, në një gjykim të menjëhershëm para gjyqtarëve të gjykatës së juridiksionit të zakonshëm.
© SYRI.net
Goditet ‘banda e Mercedesit’/ Arrestohen tre ‘skifterë’ shqiptarë, skema e tyre befason hetuesit
Shkodër/ Transportonte 7 emigrantë nga Filipinet dhe Afganistani drejt Malit të Zi, arrestohet 23-vjeçari
Magazinë sekrete në Tiranë/ Modifikonin makineta të kontrabanduara për lojërat e fatit, 2 të arrestuar