AKTUALITET /

Vr*u gruan dhe kunatin se nuk pranonte divorcin, ja çfarë iu gjet biznesmenit në shtëpi

Gjatë kontrolleve u gjet edhe pistoleta me të cilën 38 vjeçari kreu krimin.

Shkruar nga Versus
Vr*u gruan dhe kunatin se nuk pranonte divorcin, ja çfarë iu gjet
Autori Valon Ramushi dhe gruaja e tij Nafije Bogujevci

Policia e Kosovës ka ushtruar kontrolle në banesat dhe pronat e 38-vjeçarit Valon Ramushi, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Nafije Bogujevci, dhe vëllait të saj, Egzon Bogujevci, si dhe plagosjen e një familjari tjetër.

Gjatë bastisjeve janë zbuluar dhe sekuestruar disa armë zjarri, qindra fishekë dhe materiale të tjera që pritet t'i shërbejnë hetimit.

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, kontrollet janë kryer me urdhër të prokurorit në disa prona të 38-vjeçarit, ku janë gjetur dy armë të gjata me leje të skaduar, një pistoletë pa leje dhe një armë gjahu.

Gjithashtu, efektivët kanë sekuestruar 520 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 1600 gëzhoja për armë gjahu.

Në cilësinë e provës materiale janë marrë edhe disa telefona celularë, si dhe një pajisje DVR që përdoret për ruajtjen e regjistrimeve të kamerave të sigurisë.

Hetuesit kanë kryer veprime edhe në dy vendet ku dyshohet se është zhvilluar ngjarja kriminale. Gjatë këqyrjes së këtyre ambienteve janë gjetur dhe sekuestruar katër fishekë, 21 gëzhoja dhe pesë predha.

Ndërkohë, në automjetin e Valon Ramushit është zbuluar një tjetër pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur për kryerjen e vrasjes së dyfishtë. Sipas policisë, arma rezultonte me leje të skaduar. Versus.al

Poll