Një dritare transferimesh, një fazë e re, e orientuar drejt titullit kampion dhe Ligës së Kampionëve. Milani po mendon për objektiva madhorë për muajin janar. Ose më saktë, është Gerry Cardinale ai që po mendon në shkallë të gjerë.
Pronari i kuqezinjve dëshiron një klub që të jetë jo vetëm solid dhe konkurrues, por edhe i suksesshëm që në çastet e para – dhe, mbi të gjitha, i aftë për t’u rikthyer në skenën elitare evropiane, ku ka munguar për dy sezone.
Si rrjedhojë, sipas raportimit të sotëm të “La Gazzetta dello Sport”, pronari i “RedBird” ka vendosur të kryejë “një injektim kapitali prej 50 milionë eurosh, me mundësinë e investimeve të mëtejshme në kapital gjatë muajve në vijim”.
Ky injektim likuiditeti synon t’i sigurojë Milanit “burime të reja për të mbuluar nevojat e rrjedhës së parasë (cash flow)”, – thekson gazeta, – “dhe për të financuar investime të reja pa rritur së tepërmi borxhin”.
Mes lojtarëve që po monitorohen për merkaton e ardhshme të dimrit janë Gonçalo Inácio – për të cilin ishte dorëzuar tashmë një ofertë prej 40 milionë eurosh gjatë verës – dhe Endrick, i cili është i huazuar nga Real Madridi.
Lini një Përgjigje