Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha tha gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale se ‘Parlamenti i ri do të miratojë një hartë për të rikthyer qeverisjen vendore te komunitetet dhe qytetarët’.
Berisha: Së pari u përshëndes dhe u falënderoj me shumë mirënjohje për interesin, vëmendjen, pyetjet dhe komentet tuaja me të cilat ju e bëni këtë bisedë shumë më interesante, më reale, më tokësore.
Zinxhiri i rekordeve të zeza të kësaj narkoqeverie nuk ka të ndalur.
Siç e patë, në një akt papërgjegjshmërie absolute, organizata kriminale e parlamentit shqiptar votoi jashtë çdo kondicioni ligjor dhe kushtetues, jashtë të gjitha parimeve ndërkombëtare të qeverisjes vendore, asgjësimin e 15 bashkive të vendit, të cilat shquheshin për performancën, për aktivitetin dhe interesin e tyre për qytetarët.
Me këtë veprim, të ashtuquajturit deputetë të partisë së krimit, dëshmuan para shqiptarëve dhe botës se për ata, interesat e qytetarëve të Libohovës, të Këlcyrës, të Memaliajt, të Divjakës, të Patosit, interesat e qytetarëve të Klosit, të Përrenjasit, Cërrikut, Dumresë, Fushë Arrëzit dhe të gjitha bashkive që u asgjësuan, janë zero.
Me këtë akt Padrinoja i Shqipërisë dëshmoi se Kushtetuta e vendit, por edhe parimet ndërkombëtare mbi të cilët ndërtohet qeverisja vendore, nuk kanë asnjë vlerë përveç interesave të tij për të përqendruar Shqipërinë për qëllime elektorale në një grup bashkish si asnjë vend tjetër në Evropë.
Harta e qeverisjes vendore që paraqiti PD me 100 njësi plus, ishte harta më e studiuar, harta që jepte vërtet përgjigje shpopullimit masiv që po ndodh në Shqipëri.
Harta që u jepte përgjigje shërbimeve të qytetarëve dhe mbi të gjitha politikave zhvillimore të vendit.
Kjo hartë e tmerroi Edi Ramën dhe ai jo vetëm që nuk pranoi këtë hartë, por asgjësoi edhe 15 bashki të tjera.
Ju i dëgjuat deputetët e krimit që kanë vetëm interesa kriminale se si mashtronin se ne kemi vendosur një bashki për 13 mijë banorë.
Unë tani do u tregoj një rajon, Sukthin, Manzën, Ishmin, në një rreze prej 50 e ca kilometrash nga qyteti i Durrësit, Rrushkulli, Katundi i Ri, të marra së bashku kanë 105 mijë banorë.
Pra, të marra së bashku këto kanë banorë për minimumi për shtatë bashki të standardit që pretendojnë mashtruesit.
Por këto janë asgjësuar, ndërsa në hartën tonë ekzistonin të gjitha.
Ajo që mbetet e pashlyeshme nga memoria e qytetarëve shqiptarë ishte fakti se si këta deputetë peng të krimit, peng të vjedhjeve, pengje të vilave të tyre, bizneseve të tyre kriminale u rreshtuan njëri pas tjetrit, u poshtëruan dhe u shantazhuan dhe në fund votuan për Padrinon.
Votuan kundër rreth 300 mijë qytetarëve të këtyre bashkive, të cilët kanë firmosur peticione për referendumi.
Pra Shqipëria, narkoshteti i parë dhe i vetëm në Evropë dhe më narkoshtet se çdo narkoshtet sot në planet, shkelmoi ditën e enjte të gjitha parimet demokratike të qeverisjes vendore, Kushtetutën, Kartën e Kongresit të Autoriteteve Rajonale dhe Lokale të Këshillit të Evropës, kërkesat e Bashkimit Evropian dhe votoi tamam siç është për interesat e veta kriminale.
PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, por paralajmëron të dashur qytetarë, se në narkoshtet rruga ligjore është falsitet.
Se gjykatat janë notere të narkoqeverisë.
Se referendumet, narkoqeveria nuk mund t’i lejojë kurrë.
Megjithatë ne do përdorim çdo mjet ligjor kundër këtij akti.
Deputetët e opozitës bënë një nga betejat më të gjata në historinë e parlamentit shqiptar, për një çështje e cila ia vlente plotësisht dhe ne në 14 orë debat argumentuam me fakte, dokumente se ajo që po ndodhte ishte një asgjësim elektoral që binte ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën dhe interesat më të ngushta të qytetarëve të këtyre bashkive, të këtyre komuniteteve.
Nuk ka dyshim se një nga aktet më të para do të jetë miratimi i një harte të qeverisjes vendore nga parlamenti i ardhshëm për t’u rikthyer qeveritë vendore komuniteteve dhe qytetarëve dhe zonave të vendit.
© SYRI.net