Ambasadori i ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të opozitës, në kuadër të kontakteve që po mban me aktorët politikë dhe institucionet shqiptare pas mbërritjes në vend.
Në takim kanë marrë pjesë deputetët Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso, si dhe përfaqësues të partive të tjera opozitare.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe dy senatorë amerikanë, të cilët prej disa ditësh ndodhen në Shqipëri për një vizitë.
Takimi zhvillohet në vijim të agjendës së ambasadorit Wendt, i cili më 2 tetor bëri prezantimin zyrtar pas mbërritjes në Shqipëri dhe ka nisur një seri takimesh me përfaqësues të institucioneve dhe politikës shqiptare.













