AKTUALITET /

Gjykata liron të rinjtë që hodhën vezë drejt makinës ku ndodhej Rama: Arrestim i paligjshëm!

Të rinjtë mbaheshin të arrestuar prej 2 ditësh.

Shkruar nga Versus

Gjykata liron të rinjtë që hodhën vezë drejt

Tiranë- Gjykata e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e Edison Likës dhe Fatjon Rrapajt, të cilët u ndaluan nga policia pas incidentit me hedhjen e vezëve në drejtim të automjetit të kryeministrit Edi Rama.

Sipas gjykatës, veprimi i dy të rinjve nuk përbën akt dhune dhe ky përfundim shërbeu për lirimin e tyre.

Edison Lika dhe Fatjon Rrapaj u shoqëruan nga policia pas incidentit ku hodhën vezë drejt automjetit ku mendohet se ndodhej Rama i cili sapo ishte duke dalë nga kryeministria. Versus.al

Poll