Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

Mario Mitaj me “zemër prej ari”, mbrojtësi i Kombëtares dhuron 5000 dollarë për familjen nga Vermoshi

Shkruar nga Newsbomb
Mario Mitaj me “zemër prej ari”, mbrojtësi i
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj

Mbrojtësi i Shqipërisë, Mario Mitaj gjithmonë përpiqet të tregojë versionin më të mirë jo vetëm në fushën e blertë, por edhe humanizmin jashtë këtyre “kornizave” profesionale.

Së fundmi, 23-vjeçari ka kontribuar me 5000 dollarë në adresim të familjes Prelocaj, banuese në Vermosh të Malësisë së Madhe. Këta të fundit po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, si dhe me probleme shëndetësore.

Jo shumë kohë më parë, familja në fjalë humbi djalin e vetëm për shkak të një sëmundjes së rëndë.

Sapo Mitaj është njohur me problemin në fjalë, nuk ka ngurruar, duke ofruar menjëherë shumën prej 5000 dollarë përmes platformës “GoFundMe”, me qëllim për të ndihmuar sadopak nënën e kësaj familjeje dhe tre motrat e të ndjerit.

Mario Mitaj me “zemër prej ari”, mbrojtësi i

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese