Berisha: Parlamenti i ri do miratojë një hartë për të rikthyer qeverisjen vendore te qytetarët
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se një nga vendimet e para të parlamentit të ardhshëm do të jetë miratimi i një harte të re të qeverisjes vendore, me synimin për t’ua rikthyer bashkitë komuniteteve dhe qytetarëve.
Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha kritikoi vendimin për riorganizimin e bashkive, duke e cilësuar atë si të motivuar politikisht dhe në dëm të interesave të qytetarëve.
Kryedemokrati paralajmëroi se opozita do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore kundër vendimit, ndërsa theksoi se rikthimi i qeverisjes vendore te komunitetet do të jetë një nga prioritetet e parlamentit të ardhshëm.
“PD do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore, por paralajmëron të dashur qytetarë, se në narkoshtet rruga ligjore është falsitet. Se gjykatat janë notere të narkoqeverisë. Se referendumet, narkoqeveria nuk mund t’i lejojë kurrë. Megjithatë ne do përdorim çdo mjet ligjor kundër këtij akti.
Deputetët e opozitës bënë një nga betejat më të gjata në historinë e parlamentit shqiptar, për një çështje e cila ia vlente plotësisht dhe ne në 14 orë debat argumentuam me fakte, dokumente se ajo që po ndodhte ishte një asgjësim elektoral që binte ndesh në mënyrë flagrante me Kushtetutën dhe interesat më të ngushta të qytetarëve të këtyre bashkive, të këtyre komuniteteve.
Nuk ka dyshim se një nga aktet më të para do të jetë miratimi i një harte të qeverisjes vendore nga parlamenti i ardhshëm për t’u rikthyer qeveritë vendore komuniteteve dhe qytetarëve dhe zonave të vendit”, tha Berisha.
Kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle në Shkodër, arrestohet 15-vjeçari (VIDEO)
Ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH (VIDEO)
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet sërish nafta
- 12:24 Kapet me dhjetëra doza kanabisi pranë një shkolle në Shkodër, arrestohet 15-vjeçari (VIDEO)
- 12:07 Pretendimet për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në Shkup, BDI kërkon dorëheqjen e zv.ministrit Iseni
- 11:49 Goditi me vezë makinën e Ramës, lirohet aktivisti Edison Lika
- 11:22 Ambasadori i SHBA-ve shkon në SPAK, takohet me Klodian Brahon dhe kreun e BKH (VIDEO)
- 11:20 Milan Radoiçiç shfaqet krah djalit të Vuçiçit në tubimin e SNS-së në Serbi
- 11:07 Çfarë dihet deri tani për vrasjen e dyfishtë në Gjilan?