Dita e 132-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdhi fundi!
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti 9 Tetor, 19:12 ...
“Do fillojë një proces vlerësimi që shkon nga lart-poshtë”/ Rama paralajmëron administratën publi...
A do ketë ankim në Gjykatën Kushtetuese kundër reformës territoriale?/ Berisha: PD do të shfrytëzojë &cc...
“Jam udhëheqës i milicisë serbe, do hakmerremi ndaj jush"/ Zbulohet nga ku u dërgua Email-i kërcënues ndaj i...
Të paktën 16 persona u plagosën, sipas një deklarate të mëhershme të Ivan Fedorovit, bashkëkryesuesit të këshillit rajonal të mbrojtjes.

UKRAINË- Rusia e ka sulmuar të shtunën qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhja, duke i vrarë të paktën 11 persona, përfshirë tre fëmijë, dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë, thanë autoritetet vendase. Ndërkohë, gjatë natës Rusia kreu sulme të mëdha me dronë në mbarë Ukrainën.
Duke e përshkruar sulmin si “dhimbje të tmerrshme për të gjithë rajonin e Zaporizhjas”, ushtruesi i detyrës së kreut të administratës ushtarake rajonale, Mykhaylo Semikin, tha se deri atëherë është konfirmuar vdekja e 11 civilëve, përfshirë tre fëmijëve, dhe se “vazhdon kërkimi për njerëz nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara”.
Të paktën 16 persona u plagosën, sipas një deklarate të mëhershme të Ivan Fedorovit, bashkëkryesuesit të këshillit rajonal të mbrojtjes.
Autoritetet ukrainase publikuan fotografi të pasojave të sulmeve, përfshirë të ndërtesave të dëmtuara rëndë.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha se një bombë ajrore ruse shkatërroi të gjithë hyrjen e një ndërtese banimi dhe dëmtoi ndërtesa të tjera dhe shtëpi private. Sipas tij, ekipet e shpëtimit shuan një zjarr dhe vazhduan kërkimet nëpër rrënoja për të gjetur të mbijetuar të mundshëm.
Mes të plagosurve ishin një vajzë 14-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar, sipas Shërbimit të Emergjencave.
Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 160 dronë sulmues kundër vendit gjatë natës, përfshirë 110 dronë Shahed me motorë reaktivë.
Deri në orën 9:00, mbrojtja ajrore ukrainase kishte rrëzuar ose neutralizuar 117 dronë, përfshirë 82 dronë me motorë reaktivë, thanë Forcat Ajrore. Sulme u regjistruan në 14 lokacione, ndërsa rënie e mbetjeve të dronëve u raportua në 10 lokacione të tjera.
Sulmet po vazhdojnë dhe disa dronë rusë vazhdonin të ndodheshin në hapësirën ajrore të Ukrainës, thanë Forcat Ajrore.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të shtunën se forcat ruse kishin shkatërruar në det një anije mallrash me ngarkesë të madhe, për të cilën pretendoi se po transportonte pajisje ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës drejt portit të Odesës.
Ministria nuk dha hollësi të mëtejshme për anijen ose rrethanat e sulmit.
Këto pretendime nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Sulmet ndodhën një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se kishte arritur marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për lehtësimin e përkohshëm të kufizimeve ndaj eksporteve ruse të naftës. Qindra mijëra tonë karburant pritet të dalin në tregjet globale.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e kritikoi këtë vendim, duke e cilësuar si “dhuratë” për Putinin dhe duke paralajmëruar se lejimi i Rusisë për të përfituar më shumë nga eksportet e karburanteve mund ta ndihmojë atë ta vazhdojë luftën kundër Ukrainës.
Ndërkohë, zyrtarë amerikanë, ukrainas dhe evropianë zhvilluan bisedime në Majami të premten, në kuadër të një përpjekjeje të ripërtërirë diplomatike për t'i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
I dërguari amerikan, Steve Witkoff, i përshkroi diskutimet si konstruktive, duke thënë se ato përfshinë mënyrat për të ulur përshkallëzimin e konfliktit para dimrit, qëndrueshmërinë energjetike, eksportet e drithërave, garancitë e sigurisë dhe rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Bisedimet përfunduan pa ndonjë përparim të rëndësishëm.
Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Moska e mohon se i shënjestron qëllimisht civilët dhe infrastrukturën civile, pavarësisht dëshmive të shumta për sulme ruse ndaj ndërtesave të banimit, spitaleve, shkollave dhe objekteve energjetike në gjithë Ukrainën./REL
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimi...
Kaja Kallas BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbës...
Foto Ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar një bazë ligjore që u mundëson shteteve anëtare të dërgojnë ...
Gerhard Schröder dhe Putin GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schrö...
Pamjet PANAMA- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur të premten Panamanë, duke shkaktuar dëme në nd&eum...
Putin dhe Trump SHBA- Detaje të reja mbi prapaskenat e marrëveshjes mes Donald Trump dhe Vladimir Putin për rritjen e eksporteve ruse të...
Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron Delegacioni gjerman nuk pa asgjë nga grevat e nxënësve në rrugët e Parisit. Autokolona...
ARABIA SAUDITE- Një 24-vjeçar nga Sri Lanka është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për një koment në Fa...
Volodymyr Zelensky SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për leht&e...
pamje SHBA- Aeroplanmbajtësja amerikane USS Abraham Lincoln është kthyer në bazën e saj në San Diego, duke përmbyllur nj...