Arkitekti Orhan Sakiqi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke sjellë në vëmendje një thënie që i atribuohet poetit Lasgush Poradeci, i cili, kur u pyet pse nuk firmosi rezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, thuhet se ishte përgjigjur: “Kam frikë nga historia”.
Sakiqi e vë këtë qëndrim përballë votimit të deputetëve socialistë për reformën e re territoriale, që solli shkrirjen e 15 bashkive.
Sipas tij, ndryshe nga Lasgushi, i cili druhej nga gjykimi i historisë, deputetët e PS-së nuk kanë të njëjtën frikë, pasi, siç shprehet ai, shumica nuk e njohin historinë.
Postimi i plotë:
LASGUSHI KISHTE FRIKĚ. NGA HISTORIA.
Kur e pyeten Lasgushin pse nuk e nenshkroi rezoluten e Kongresit te Drejtshkrimit ne vitin 1972 ai tha: Kam frike nga historia. Deputetet socialiste qe votuan ligjin e reformes teritoriale nuk kane frike nga historia sepse shumica e tyre nuk e njohin ate.
© SYRI.net