Një rast i armëmbajtjes pa leje u godit nga policia në Shijak, ku u arrestua një 32-vjeçar. Aksioni I koduar Baza u zhvillua në fshatin Koxhas-Kodër, Xhafzotaj, pas informacioneve të siguruara nga ana e inteligjencës ndërsa u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatike, municion luftarak dhe 32.500 euro. Armët u gjetën të fshehura në banesën e 32-vjeçarit Arlind Isai, I cili u prangos nga ana e unifromave blu. Ai akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.