Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Mbaj përgjegjësi për çfarë ke bërë", Erion Braçe "i zbraz të gjitha": Edi Rama, ti e ke të vështirë të lëshosh pushtet, je i dashuruar me fuqinë dhe autoritetin që të jep! Por s'më mban dot me thupër

Shkruar nga Newsbomb
"Mbaj përgjegjësi për çfarë ke
Ilustrim: Erion Braçe dhe Edi Rama

Deputeti socialist Erion Braçe ka shkruar gjerë e gjatë në llogarinë e tij, duke i qëndruar premtimit se do të sqaronte votën pro hartës së re të bashkive pavarësisht se ishte kundër shkrirjes së 15 bashkive. Ai ndalet tek ajo që ka ndodhur në mbledhjen e grupit, dhe fyerjen që i ka bërë Edi Rama.

Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka shumë gabime dhe duhet të marrë e të mbajë përgjegjësi për to, për njerëzit që u ka deleguar pushtet e besim, por ata nuk kanë qenë të denjë.

"Edi Rama e ka të lehtë të njoftojë rrugën time ose siç thonë disa rreth tij se çfarë më pret mua. Por unë mendoj që e ka të vështirë të lëshojë pushtet. Ai është i dashuruar me pushtetin, fuqinë e autoritetin që ai jep; e ka përdorur për mirë shpesh duke bërë mirë e sjellë ndryshime të mëdha në këtë vend; e ka deleguar po për mirë, siç e ka shpërdoruar në mënyrë të përsëritur në ministra e drejtorë të padenjë; ka bërë gabime-të rënda disa, që duhet t’i pranojë nominalisht si të tijat, jo thjesht si të të gjithë atyre që nuk paskan qenë të denjë përkrah tij, në rrugën e tij", shprehet Erion Braçe.

Deputeti socialist është i pari ndër socialistët që qëndrojnë akoma krah Edi Ramës, i cili i kërkon të mbajë përgjegjësi për njerëzit të cilëve u ka besuar duke u deleguar pushtet, ndërsa tani që janë në telashe me drejtësinë, thotë se nuk kanë qenë të denjë për të ecur krah tij.

"Të marrë e mbajë përgjegjësi. Të japë një shenjë që pushtetin nuk e ka personal, nuk e ushtron si të tijin, por e ndan siç kushtetuta e ka caktuar, me pushtete të tjera të ligjshme e sovrane, të pavarura e që duhet të jenë funksionale, deri në fund, të pacenuara apo përgjysmë si vullnet disiplinues i mazhorancës të zbehur në njoftime, qoftë edhe si hartë", vijon ai.

Deputeti socialist i tregon Edi Ramës, se sipas tij, ka kohë të shohë tek vetja dhe ta pranojë se aktet, vendimet që nuk janë të duhurat dhe janë gabim, burojnë edhe nga mënyra se si ai mendon, si i imponon, si i argumenton si më e mira e mundshme kur mundësia nuk i është dhënë kërkujt.

"E para, nuk ia lejoj Edi Ramës të flasë për votën time e me të të lëshojë flakërima ajri në mjedis kundër kujtdo që ka në mendje; nuk mund ta bëjë në emrin tim e duke përmendur votën time; unë, siç ai e pohoi në mbledhje nuk kam votuar pro tij dhe e kishte numëruar “shumë herë” këtë, ndaj ta lërë këtu, me kaq", shkruan Erion Braçe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese