Partizani përforcohet në prag të Derbit të Kryeqytetit me Tiranën. Klubi i Të Kuqve zyrtarizoi mesfushorin me tipare sulmuese të Sebastjan Spahiu, i cili nënshkroi një kontratë 2 vjeçare dhe me opsion zgjatjen e saj edhe për një sezon tjetër.

Më pas klubi i Superiores bëri edhe prezantimin e futbollistit ku i pranishëm ishte vetë presidenti Gazment Demi.

‘FK Partizani ka kënaqësinë të zyrtarizojë arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv Sebastjan Spahiu. 26 vjeçari, bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës së fundit pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën u aktivizua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Mesfushori shkodran ka firmosur me Partizanin një kontratë dy vjeçare, me opsion rinovimi për një sezon tjetër. Transferimi u realizua edhe falë angazhimit të ish-sulmuesit të Partizanit, Xhevahir Sukaj. Lojtari i cili është prezantuar nga presidenti i klubit, Gazment Demi rikthehet në Superiore pas përvojave të mëparshme me Laçin dhe Egnatian’-theksohet në njoftimin e Partizanit.

Sebastian Spahiu u transferua te Partizani pasi mbylli aventurën e tij te Shkëndija e Tetovës, por ai e njeh Kategorinë Superiore dhe ndeshja e fundit që zhvilloi në Shqipëri ishte pikërisht ndaj Të Kuqve në maj të 2024 në sfidën që i dha titullin e parë kampion Egnatias me mesfushorin që dha edhe një asist në atë përballje. Në Kategorinë Superiore, Spahiu është aktivizuar edhe te skuadra e Laçit, ndërkohë që përpara se të transferohej te Shkëndija e Tetovës në 2025 ai përjetoi një eksperiencë edhe në futbollin iranian me skuadrën e Mes Rasfanjan

Sebastjan Spahiu, në këtë mënyrë bëhet blerja e 6 e Partizanit në këtë sezon. Përpara tij skuadrës kryeqytetase i janë bashkuar edhe Omar Pasagiç, Alesio Mija, Endri Çelaj dhe Altin Aliu, ndërsa për Ersi Kapon që u afrua në verë u preferua huazimi te Besa.

Top Channel