Goditja e kryeministrit me vezë nuk përbën shkak për tu arrestuar. Gjykata e Tiranës i shpalli të paligjshme arrestimet e dy aktivistëve Edison Lika dhe Fatjon Rrapaja që u prangosën nga policia të mërkurën në mbrëmje pasi qëlluan me vezë makinën e Edi Ramës. Avokatët denoncuan veprimet e policisë dhe më pas të prokurorisë që përdorin masa jo proporcionale sikurse bënë me rastin e aktivistëve për mbi 72 orë në qeli në mënyrë të paligjshme
SYRI TV
Ky është momenti kur aktivisti Edison Lika godet me vezë eskortën e kryeministrit Edi Rama në dalje të godinës së qeverisë mbrëmjen e të mërkurës
Ndërsa këto pamje i përkasin momentit të arrestimit të tij nga forcat e rendit. Edison Lika i kaloi 3 netë e 3 ditë prapa hekurave për këtë veprim, dhe këtë të shtunë, Gjykata e Tiranës vendosi jo vetëm ti lirojë nga qelia aktivistët Edison Lika e Fatjon rrapaj, por se prangosja e të rinvje që qëlluan me vezë kryeministrit është i paligjshme. Avokatët paraqitën detaje nga seanca gjyqësore.
Aktivistja Sidorela Vatnikaj deklaroi se këto veprime nuk i ndalojnë protesta dhe në mbrëmje përsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që ti bashkohen protestës para kryeministrisë.
Përfaqësuesi i prokurorisë kërkoi të konsideroheshin të ligjshme arrestimet dhe të vendosej masa detyrim paraqitje ndaj protestuesve, por u rrëzua nga togat e zeza të dhomës penale që urdhëruan lirimin e menjëhershëm nga qelia duke i shpallur të paligjshme arrestimit.
© SYRI.net