Puna me dorë dhe qëndisja tradicionale po tërheq vëmendjen e turistëve të huaj në Gjirokastër. Qëndistarja Vjollca Mezini tregon kënaqësitë që të sjellë kjo punë por edhe vështirësitë. Sipas saj vajzat e reja nuk preferojnë qëndisjen me dorë dhe nëse do të vazhdojë kështu kjo traditë do të zhduket.
SYRI TV
Prej më shumë se 35 vitesh mjeshtria e qëndisjes Vjollca Mezini vazhdon të punojë plot pasion në qëndisjen tradicionale.Me këtë zanat të traditës gjirokastrite Vjollcën e lidh trashëgimia familjare si dhe dëshira për të realizuar punime në qëndisje karakteristike.Megjithëse të bësh të mundur punime të tilla ka lodhjen e vet sërish për artizanen është një lloj arti me vlera të veçanta. Tashmë qëndismat dhe suveniret e saj tërheqin vëmendjen dhe interesimin e turistëve ndërsa qendra e artizanatit që ka çelur në zonën muzeale mirëpret vizitorë të shumtë vendas dhe të huaj.
Zanati i qëndisjes karakteristike është një prej mjeshtërive tradicionale me vlera të veçanta për qytetin e Gjirokastrës.
© SYRI.net