POLITIKË /

Socialistët miratuan "Territorialen", Berisha: Ju garantoj se propozimi i PD me 100 bashki, do të realizohet

Më herët kreu i PD ka paralajmëruar se do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese Reformën Territoriale të miratuar nga socialistët.

Shkruar nga Versus

Socialistët miratuan "Territorialen", Berisha: Ju garantoj se

Pavarësisht se tanimë Reforma Territoriale është miratuar me 85 vota nga Kuvendi, kryedemokrati Sali Berisha pretendoi gjatë komunikimit të sotëm me ndjekësit në rrjetet sociale se propozimi i PD për 100 bashki do të realizohej. 

“Unë i garantoj të gjithë qytetarët e këtyre bashkive, garantoj të gjithë qytetarët shqiptarë se ato do të rikthehen plotësisht. 100 bashkitë e premtuara do të bëhen realitet dhe një numër tjetër i konsiderueshëm bashkish dhe komunash do të jenë realitet”, deklaroi Berisha.

Më herët kreu i opozitë ka deklaruar se do të ndërmerren të gjitha hapat ligjorë për të rrëzuar Reformën Territoriale të miratuar me votat e PS dhe PSD. Versus.al

Poll