10 Tetor 2026, 14:55
Nga E. D
pamjet
SHBA- Nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin Erie, në Pensilvani të SHBA-së. Ngjarja dyshohet të jetë një vrasje e shumëfishtë e përfunduar me vetëvrasjen e autorit të dyshuar. Sipas raportimeve paraprake, mes viktimave janë edhe një grua shtatzënë dhe disa fëmijë.
Të shtënat ndodhën të premten pasdite, në rrugën Perry Street, ku policia ndërhyri rreth orës 17:00, pas njoftimeve për të shtëna me armë zjarri në një banesë familjare. Sipas të dhënave paraprake, i dyshuari dyshohet se ka hapur zjarr brenda banesës, duke vrarë disa persona, mes tyre edhe dy fëmijë.
Ndërkohë, dy gra u gjetën të pajeta në rrugë, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Pas ngjarjes, personi i dyshuar u mbyll brenda banesës, duke bërë që në vendngjarje të ndërhynte edhe njësia speciale SWAT. Gjatë operacionit u dëgjuan të shtëna me armë zjarri, ndërsa situata u përshkallëzua në një përplasje mes të dyshuarit dhe policisë.
"Mund të konfirmojmë se i dyshuari ka ndërruar jetë. Bazuar në informacionin që kemi deri më tani, nuk ka asnjë kërcënim të vazhdueshëm për publikun. Dua t'i flas sinqerisht komunitetit vendas. Ky është një nga incidentet më të vështira dhe më të dhimbshme me të cilat policia dhe hetuesit tanë janë përballur ndonjëherë. Humbja e jetëve është e madhe dhe rrethanat e çështjes që po hetojmë janë thellësisht shqetësuese", tha shefi i policisë së Erie-t, Rick Laura.
Sipas informacioneve paraprake, në përfundim të përplasjes, autori dyshohet se e drejtoi armën drejt vetes dhe i dha fund jetës. Bilanci tragjik i ngjarjes është nëntë viktima, përfshirë edhe autorin. Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten për tu sqaruar nga autoritetet./Dosja.al
te shtena me arme zjarri ne shba
Bota
10 Tetor 2026, 12:39
I.A
UKRAINË- Rusia e ka sulmuar të shtunën qytetin juglindor të Ukrainës, Zaporizhja, duke i vrarë të paktën 11 persona, p&e...
Bota
10 Tetor 2026, 11:02
I.A
Donald Trump
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar sërish vendimin për t’ia dhënë dikujt tjetër Çmimi...
Bota
10 Tetor 2026, 10:22
I.A
Kaja Kallas
BRUKSEL- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, ka riafirmuar mbës...
Bota
10 Tetor 2026, 10:02
I.A
Foto Ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar një bazë ligjore që u mundëson shteteve anëtare të dërgojnë ...
Bota
10 Tetor 2026, 09:54
I.A
Gerhard Schröder dhe Putin
GJERMANI- Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kritikuar ashpër vizitën e ish-kancelarit Gerhard Schrö...
Bota
10 Tetor 2026, 09:42
I.A
Pamjet
PANAMA- Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.7 ka goditur të premten Panamanë, duke shkaktuar dëme në nd&eum...
Bota
10 Tetor 2026, 09:07
I.A
Putin dhe Trump
SHBA- Detaje të reja mbi prapaskenat e marrëveshjes mes Donald Trump dhe Vladimir Putin për rritjen e eksporteve ruse të...
Bota
10 Tetor 2026, 08:37
I.A
Frank-Walter Steinmeier dhe Emmanuel Macron
Delegacioni gjerman nuk pa asgjë nga grevat e nxënësve në rrugët e Parisit. Autokolona...
Bota
10 Tetor 2026, 08:27
I.A
ARABIA SAUDITE- Një 24-vjeçar nga Sri Lanka është dënuar me vdekje në Arabinë Saudite për një koment në Fa...
Bota
10 Tetor 2026, 08:08
I.A
Volodymyr Zelensky
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka arritur një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për leht&e...