Vendimi i Parlamentit shqiptar për reformën territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë së Maliqit me atë të Korçës, ka ngjallur pakënaqësi te banorët e kësaj zone.
Maliqi është një nga 15 bashkitë e vendit që preken nga reforma, ndërsa qytetarët shprehen të zhgënjyer nga vendimi, duke e konsideruar atë një tradhti ndaj votës së tyre.
Banorët thonë se bashkimi me Korçën do të vështirësojë marrjen e shërbimeve administrative, veçanërisht për banorët e fshatrave të largëta, të cilët do të duhet të përshkojnë distanca të konsiderueshme për të zgjidhur probleme që deri më tani i trajtonin pranë bashkisë së tyre.
“100% u tradhtuan. Tradhtia më e madhe që bëri parlamenti dhe deputetët e qarkut të Korçës. Jazëk u qoftë! Erdhën, morën votat, morën besimin e këtij populli dhe e lanë rrugës të tradhtuar. Maliqi mbaroi. Kjo është fatkeqësi. Ore, do shkosh në Korçë për një hall? Për Moglicën e Dusharin mos pyet më, të marrin pasaportën me vete, të hyjnë në ndonjë hotel të flenë, se problem brenda ditës nuk zgjidhin më.”
Të tjerë banorë shprehen se reforma do ta përkeqësojë më tej situatën, duke e bërë më të vështirë marrjen e shërbimeve për qytetarët që jetojnë larg qendrës së re administrative.
“Më keq. Ku do vejë nga Moglica në Korçë? Të marrësh një fletë, një shërbim? Më keq. Na tradhtuan, na tradhtuan.”
Shqetësimin e ndajnë edhe të moshuarit, për të cilët udhëtimi drejt Korçës për dokumente apo shërbime të zakonshme mund të kthehet në një barrë të rëndë ekonomike.
“A vete ky njeri në bashki për një kartë? Jam 72 vjeç. Bashkia nuk duhej prishur. Ngrihet ai nga andej e të shkojë në Korçë? Ka lekë? S’ka. Ne jemi qytet e s’kemi 5 lekë, jo më ai i fshatit.”
Bashkia e Maliqit administron më shumë se 80 fshatra dhe ka rreth 30 mijë banorë. Me shkrirjen e saj dhe bashkimin me Korçën, ajo bëhet bashkia me popullsinë më të madhe ndër njësitë vendore që preken nga reforma territoriale.
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
10 Tetor10:28
Shqiptarët nuk kursehen për alkool e duhan/ 37 miliardë lekë në vit për veset, pavarësisht varfërisë
Shqiptarët shpenzojnë rreth 37 miliardë lekë në vit për alkool dhe duhan, ndërsa kontrolli i buxhetit familjar dhe planifikim...
SOCIALE
9 Tetor22:49
Denoncimi nga Farka: Rruga e shkatërruar! Asnjë ndërhyrje nga bashkia
Edhe pse është një nga zonat me vila luksoze dhe me vrull ndërtimesh gjatë viteve të fundit, rrugët në zonën e Fark...
SOCIALE
9 Tetor19:34
Denoncimi nga Lezha: Rruga e re pranë spitalit pa kanale kulluese
Një qytetar denoncon pranë redaksisë së “Piranja News’ rrugën e re pranë spitalit të Lezhës, e cila duket se...
SOCIALE
9 Tetor07:29
Qira me të drejtë blerje dhe kredi me 0% interes, skema e re e strehimit; Kategoritë që përfitojnë
Qeveria ka propozuar ndryshime në ligjin aktual për strehimin, ku ndër programet kryesore për të adresuar nevojën për streh...
SOCIALE
8 Tetor20:14
“Një diell i zi si mushkëritë e mia”/ AFP: Elbasani po përballet me ndotje toksike, mbetje industriale dhe skandale korrupsioni
Një investigim i medias franceze AFP ngre shqetësime të forta për situatën mjedisore në Elbasan, ku inspektorët zbuluan 318 t...
SOCIALE
8 Tetor08:59
Nga elektricisti te inteligjenca artificiale, tranzicioni energjetik po ndryshon profesionet që do t’i duhen Ballkanit
Tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë vetëm mënyrën se si prodhohet energjia, por edhe profesi...
SOCIALE
7 Tetor08:01
Familjet shqiptare shpenzojnë 95 mijë lekë në muaj, ushqimet marrin 40% të buxhetit
Shpenzimet familjare u rritën me 2,3% në 2025. Argëtimi dhe kultura shënuan rritjen më të madhe, ndërsa Tirana kryeson me mbi...
SOCIALE
6 Tetor18:58
Shtohen rastet me viroza stinore, mjekët: Ka dhe raste me komplikacione
Pacientët që kanë nevojë për ndihmë mjekësore si pasojë e virozve të stinës kanë ardhur në rrije. Mj...
SOCIALE
6 Tetor12:19
Çmimet e larta në Shqipëri rrisin peshën e ushqimeve në buxhetin familjar
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
SOCIALE
5 Tetor09:41
Xhemollari: Studentët që vijnë nga rrethet përballen me kosto të papërballueshme jetese
I ftuar sot në “Ora News”, Rigels Xhemollari foli për kostot e larta me të cilat përballen studentët që vijnë n...