web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
16:11 Aktualitet

Lana pas fasadës

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...

Kategoria e Parë/ Flamurtari e bën “sefte”, Bylisi fiton në fund

10 Tetor 2026, 15:41, Sport CNA

Kategoria e Parë/ Flamurtari e bën “sefte”, Bylisi fiton

Flamurtari ka arritur të regjistrojë fitoren e parë sezonale në kampionat pasi mposhti Sopotin me rezultatin 2-0.

Në përballjen e vlefshme për javën e pestë të Kategorisë së Parë, vlonjatët treguan dominim në fushën e lojës.

Jakup Berisha zhbllokoi sfidën në minutën e 22-të duke u treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Për të vulosur triumfin e kuqezinjve mendoi Blerim Kotobelli, i cili realizoi golin e dytë në minutën e 73-të.

Ky sukses e ngjit Flamurtarin në kuotën e gjashtë pikëve, ndërsa Sopoti mbetet prapa me pesë pikë në renditje.

Në sfidën tjetër, Bylisi arriti të merrte një fitore të madhe 1-0 përballë Kukësit në minutat e fundit. Heroi i ballshiotëve ishte Arlind Lleshi, i cili tundi rrjetën në minutën e 87-të për të siguruar tri pikët.

Falë këtij triumfi në fundin e takimit, Bylisi merr kryesimin e kampionatit me nëntë pikë të grumbulluara.





Lajmet e fundit nga