Fundjava pritet të karakterizohet nga reshje shiu, herë pas here me intensitet të lartë, ndërsa nga mesi i javës së ardhshme moti do të bëhet më i qëndrueshëm. Sipas meteorologes Lajda Porja, në një lidhje për Euroneës Albania, zonat më të prekura do të jenë Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana dhe Elbasani, ndërsa reshje në formë rrebeshi priten edhe në jug.
Përmirësimi gradual nis të dielën pasdite, ndërsa nga e mërkura deri më 21 tetor priten ditë kryesisht me diell dhe temperatura që do të luhaten nga 24 në 26 gradë. Porja paralajmëroi gjithashtu se java e fundit e tetorit mund të sjellë një tjetër episod reshjesh.
“Ne sot presim që të kemi reshje. Reshjet do të jenë si fillim në veri rreth mesditës dhe në pjesën e dytë të ditës do të përfshijnë të gjithë territorin. Pasditja e të shtunës nga mbrëmje dhe gjatë natës do ketë reshje. Herë pas here intensiteti mesatar, po do ketë momente që do ketë edhe reshje me intensitet lokalisht intensiv si Shkodra, Lezha, Durrësi, Tirana, Elbasani.
Presim që të kemi gjatë pasdites dhe në mbrëmje dhe gjatë natës do jetë jugu, kryesisht qarku i Vlorës, i cili do marri reshje në formë rrebeshi. Parashikohet në fakt që gjatë natës edhe paraditja e të dielës do mbetet me rrebeshe shiu. Herë pas here reshjet do të jetë edhe në formë shtrëngatash dhe më pas kemi në pjesën e dytë e të dielës ku fillon gradualisht përmirësohet moti. Zhvendosen reshjet drejt zonave malore dhe nga e hëna dhe e marta ku mbeten shumë pak reshjet vetëm në skajin verilindor juglindor presim të mërkurën dhe në vijim shumë ditë me diell dhe më të qëndrueshëm.
Pra mbetet situata e paqëndrueshme, ku shirat do të jenë më problematikë sonte, pasdite gjatë natës dhe paraditen e të dielës. E hëna dhe e marta shumë pak reshje vetëm në zonat malore dhe nga e mërkura deri nga data 21 do të kemi mot më të qëndrueshëm diell dhe pa reshje dhe ka sinjale që në javën e fundit, pra pas datës 21, është një tjetër sistem vranësirash i cili do të na risjellë sërish reshje në territor”, ka thënë ajo.
