BOTA /

Masakër në SHBA/ 9 të vdekur nga të shtënat me armë në Pensilvani, mes viktimave gra dhe fëmijë

Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka hapur zjarr brenda banesës, duke vrarë disa persona, mes tyre edhe dy fëmijë

Shkruar nga Versus

Masakër në SHBA/ 9 të vdekur nga të shtënat me

Nëntë persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri në qytetin Erie, në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara. Mes viktimave raportohet se janë një grua shtatzënë dhe disa fëmijë, ndërsa dyshohet se autori i ngjarjes i ka dhënë fund jetës pas përplasjes me policinë.

Mediat amerikane raportojnë se, ngjarja e rëndë ndodhi të premten pasdite, në rrugën Perry Street, ku policia u njoftua rreth orës 17:00 për të shtëna me armë zjarri në një banesë familjare.

Sipas informacioneve paraprake, një person dyshohet se ka hapur zjarr brenda banesës, duke vrarë disa persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Ndërkohë, dy gra u gjetën të pajeta në rrugë, me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.

Pas të shtënave, i dyshuari u mbyll brenda banesës, ku u përball me efektivët e njësisë speciale SWAT. Gjatë ndërhyrjes u shkëmbyen të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportimeve paraprake, pas përplasjes me policinë, i dyshuari dyshohet se e drejtoi armën drejt vetes dhe vrau veten.

Bilanci i raportuar është nëntë viktima, përfshirë edhe personin e dyshuar si autor. Rrethanat dhe motivet e ngjarjes së rëndë mbeten për t'u sqaruar nga autoritetet amerikane./Versus.al

Poll