Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Videot intime të Adi Hilës, shteti shqiptar vihet në lëvizje në bashkëpunim me Tik-Tok

Shkruar nga Newsbomb
Videot intime të Adi Hilës, shteti shqiptar vihet në lëvizje
Adi Hila dhe Tik Tok/ Fotomontazh

Videot intime të Adi Hilës me personazhe të njohura të shoëbizzit, të publikuara në platforma të ndryshme online kanë shkaktuar reagime të shumta dhe kanë rikthyer në vëmendje çështjen e cenimit të privatësisë. Pas përhapjes së këtyre filmimeve, institucionet shqiptare kanë nisur ndërhyrjet për të kufizuar qarkullimin e tyre dhe për të mbrojtur personat e prekur.

Kësisoj, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka marrë dhjetëra ankesa nga qytetarë, artistë dhe organizata të shoqërisë civile, duke kërkuar heqjen e materialeve nga platformat digjitale. Kryetarja e institucionit, Armela Krasniqi, bëri të ditur se vetëm gjatë kësaj jave janë shqyrtuar 54 ankesa të lidhura me rastin, të cilat janë vlerësuar në shkelje të legjislacionit dhe Kodit të Transmetimit.

Të nxitur nga raportimet, shteti shqiptar në bashkëpunim me TikTok, ka arritur të heqë 45 lidhje që përmbanin këto materiale, ndërsa nëntë të tjera vijojnë të jenë në shqyrtim. Megjithatë, AMA ka pranuar se ekziston një boshllëk ligjor në monitorimin e platformave digjitale, çka e bën bashkëpunimin me kompanitë që administrojnë këto rrjete një mekanizëm të rëndësishëm për raportimin dhe heqjen e përmbajtjeve që cenojnë privatësinë.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese