web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
16:11 Aktualitet

Lana pas fasadës

Në disa ditë ne kemi sjellë plane dhe një vëzhgim të lumit...

VIDEO/ Neuer me gafën e vitit, e pëson pas 6 sekondash

10 Tetor 2026, 16:18, Sport CNA

VIDEO/ Neuer me gafën e vitit, e pëson pas 6 sekondash

Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer, ka bërë një nga gafat më të rënda të karrierës së tij në përballjen ndaj Augsburgut.

Në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës, gardiani veteran gaboi vetëm 6 sekonda nga starti.

Pas një topi të kthyer prapa nga mbrojtja, dalja e tij e zakonshme jashtë zonës u kthye në një makth të vërtetë. Robin Fellhauer shfrytëzoi gabimin e portierit gjerman duke e dërguar topin në rrjetë pas vetëm gjashtë sekondash lojë.

Pas këtij episodi, 40-vjeçari u kërkoi menjëherë falje shokëve të tij të skuadrës në fushë. Ky gol i shpejtë e vendosi Bayernin në disavantazh që në aksionin e parë të takimit.

Kujtojmë se ky është sezoni i fundit i Neuerit me fanellën e bavarezëve, pasi pritet të largohet gjatë verës. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin e ekipit vendas.





Lajmet e fundit nga