LIVE UPDATES
Politike

Serbia pa udhërrëfyes drejt BE-së/ Analiza: Çfarë tjetër rrezikon të humbasë Beogradi?

Kjo konfirmon edhe zyrtarisht se Serbia e ka humbur pozitën që dikur e kishte si një nga vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.

10 Tetor 2026, 16:31 Nga E. D
Serbia pa udhërrëfyes drejt BE-së/ Analiza: Çfarë
Aleksandar Vuçiç, Ursula von der Leyen, Antoni Costa

SERBI- Për Serbinë nuk do të ketë një udhërrëfyes orientues në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian do të publikojë në fund të tetorit udhërrëfyesit për Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë, si vendet që kanë shënuar përparimin më të madh në procesin e anëtarësimit. Kjo konfirmon edhe zyrtarisht se Serbia e ka humbur pozitën që dikur e kishte si një nga vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.

“Serbia do të duhet të përmbushë më shumë kushte. Pas zgjedhjeve, do të shohim se sa serioze është Qeveria e saj, nëse vetëm do të flasë për dëshirën për t’u bërë anëtare e BE-së, apo edhe do të ndërmarrë hapa konkretë në këtë drejtim”, tha komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Duke folur para Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian më 7 tetor, Kos theksoi se kjo vlen veçanërisht për përafrimin strategjik dhe harmonizimin me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Për Strahinja Subotiqin, nga organizata joqeveritare Qendra për Politika Evropiane me seli në Beograd, fakti që Serbia nuk do të marrë një udhërrëfyes përbën një paralajmërim serioz dhe dëshmi se ky vend po stagnon në procesin e integrimit evropian.

Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se stagnimi nuk pasqyrohet më vetëm në faktin që Serbia, prej vitesh, nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit dhe nuk ka mundësi të përfitojë nga fondet në kuadër të Planit të Rritjes.

“Tani, në thelb, po na dërgohet mesazhi se mund të humbasim edhe përfitime të shumta që lidhen me anëtarësimin gradual në BE”, thotë ai.

Udhërrëfyesit do të jenë pjesë e paketës së zgjerimit, të cilën Komisioni Evropian planifikon ta miratojë më 28 tetor. Serbia nuk ka hapur asnjë grupkapitull në negociatat e anëtarësimit në BE që nga dhjetori i vitit 2021.

Pa reforma nuk ka përparim

Komisionarja evropiane, Marta Kos, prezantoi këtë javë propozimin e ri të Komisionit Evropian për rregullat që do të vlejnë për anëtaret e ardhshme të Bashkimit Evropian. Duke shpjeguar pse vetëm katër vende do të marrin udhërrëfyes, Kos tha se ata kanë kuptim vetëm për shtetet që bëjnë përparim të mirëfilltë në procesin e anëtarësimit.

“Do ta krahasoja me një makinë. Nëse makina nuk funksionon, nuk ka kuptim ta shtyjmë nga pas kur motori nuk punon. Dhe motori mund të punojë vetëm nëse ka karburant, ndërsa karburante janë reformat brenda vendit”, tha ajo.

Corina Stratulat, nga Qendra për Politika Evropiane (EPC), thotë se përjashtimi i Serbisë nga udhërrëfyesit është një mesazh për vendet kandidate se pozita e një vendi prijës në procesin e integrimit evropian duhet të fitohet dhe të ruhet.

“BE-ja duhet ta arsyetojë këtë vendim me kritere të qarta në fushën e reformave demokratike, sundimit të ligjit dhe harmonizimit të politikës së jashtme, si dhe të përcaktojë qartë se çfarë duhet të bëjë Serbia për ta kompensuar ngecjen. Bashkimit Evropian i duhet gjithashtu një udhërrëfyes për përgatitjet e veta, sepse vetëm reformat e vendeve kandidate nuk mjaftojnë që zgjerimi të realizohet”, thotë Stratulat për Radion Evropa e Lirë.

Gati pesë vjet ngecje

Procesi i integrimit evropian të Serbisë praktikisht ka ngecur që nga dhjetori i vitit 2021, kur është hapur grupkapitulli 4, i fundit që Beogradi ka hapur në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ky grupkapitull përfshin agjendën e gjelbër dhe ndërlidhjen e qëndrueshme, ndërsa është hapur në kulmin e protestave kundër projektit të kompanisë Rio Tinto për shfrytëzimin e litiumit.

Ngecja fillimisht lidhej me faktin se Serbia nuk e kishte harmonizuar politikën e saj të jashtme me sanksionet që Bashkimi Evropian vendosi ndaj Rusisë, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 - vetëm dy muaj pas hapjes së grupkapitullit të fundit.

Ndërkohë, është përkeqësuar edhe gjendja në fushën e sundimit të ligjit, duke i vështirësuar më tej përpjekjet e Serbisë për të dalë nga ngecja disavjeçare në procesin e integrimit evropian.

Subotiq vlerëson se, me këtë qasje, Serbia rrezikon të mbetet aty ku është, përkatësisht në fund të radhës së vendeve që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“... dhe të mbetet e ngecur në një lloj Ballkani të izoluar, veçanërisht nëse vendet si Mali i Zi dhe Shqipëria vazhdojnë të punojnë si deri më tani dhe arrijnë të anëtarësohen në BE në një të ardhme të parashikueshme”, thotë ai.

Si humbi Serbia terren përballë vendeve të tjera kandidate?

Në dhjetor të vitit 2021, kur Serbia hapi grupkapitullin e fundit, Mali i Zi kishte mbyllur përkohësisht vetëm tre kapituj negociues. Sot, ai është pranë përfundimit të negociatave, me perspektivën që ta nënshkruajë Marrëveshjen e Anëtarësimit verën e ardhshme.

Shqipëria, e cila tani renditet e dyta ndër vendet që prijnë në procesin e zgjerimit, në dhjetor të vitit 2021 ende nuk kishte marrë vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Negociatat me Shqipërinë u hapën në korrik të vitit 2022.

Në vitet pasuese, edhe Ukraina dhe Moldavia morën statusin e vendit kandidat dhe më pas hapën negociatat e anëtarësimit. Të gjitha këto zhvillime kanë ndikuar që Serbia ta humbasë gradualisht pozitën e saj ndër vendet prijëse në procesin e integrimit evropian.

I pyetur se si Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia arritën ta tejkalojnë Serbinë, e cila dikur ishte ndër vendet prijëse të procesit të integrimit evropian, krahas Malit të Zi, Subotiq thotë se, sipas Komisionit Evropian, Serbia vazhdon të jetë vendi i dytë kandidat më i përgatitur teknikisht për anëtarësim në BE.

“Por, ndryshe nga Serbia, këto vende po bëjnë përparim të mirë në një numër të madh kapitujsh negociues. Tashmë nuk merret domosdoshmërisht parasysh vetëm përgatitja teknike, por edhe vullneti i sinqertë politik për të bërë përparim në shumë kapituj”, thotë ai.

Sipas tij, Komisioni Evropian ka treguar se, përmes anëtarësimit gradual, synon ta ruajë ritmin e përparimit, në mënyrë që vendet kandidate që mund të mos jenë teknikisht më të përgatiturat, të arrijnë një nivel më të lartë gatishmërie për anëtarësim në një të ardhme të parashikueshme.

Korrik 2026 - përpjekja e fundit për zhbllokimin e procesit

Përpjekja e fundit më serioze për ta nxjerrë Serbinë nga ngecja në procesin e integrimit evropian u bë në korrik, kur disa vende anëtare të Bashkimit Evropian vlerësuan se Serbisë duhej t’i mundësohej hapja e grupkapitullit 3. Kjo ishte një nga përpjekjet më serioze në mbështetje të Beogradit, pasi nisma kishte përkrahjen edhe të vendeve me ndikim në BE, përfshirë Gjermaninë dhe Francën.

Megjithatë, konsensusi i nevojshëm nuk u arrit. Radio Evropa e Lirë mëson nga burime të besueshme se, nga korriku deri në shtator, vazhduan përpjekjet për të bindur vendet e tjera anëtare që të arrihej unanimiteti dhe të zhbllokohej procesi.

Sipas burimeve diplomatike të Radios Evropa e Lirë, vendet që mbështesnin vazhdimin e rrugës evropiane të Beogradit hoqën dorë - të paktën përkohësisht - nga këto përpjekje në shtator, pas zhvillimeve që lidheshin me vdekjen dhe varrimin e kriminelit të dënuar të luftës, Ratko Mlladiq. Këto zhvillime, së bashku me zgjedhjet e parakohshme të paralajmëruara për 25 tetor, lënë të kuptohet se, deri në fund të vitit, ka pak gjasa të ketë përparim konkret në procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE./REL

aleksandar vuçiç ursula von der leyen antoni costa

Sondazh

Poll

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: Rama ka përdorur Vlora Hysenin në funksion të survejimit të kundërshtarëve të tij brenda PS

Berisha: 100 bashkitë e premtuara do bëhen realitet

Regjistrimet e Agasit/Berisha:Edhe Rama është i filmuar në një video,por ai nuk turpërohet nga asgjë

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

"E pranoi edhe Rama në mbledhje"/ Braçe flet për 'Territorialen': Nuk është reformë, por vizatim

"Ti i vizaton listat si do"/ Braçe i kthehet Ramës: Punën ma kanë dhënë 25 mijë njerëz

Braçe: Rama është i dashuruar me pushtetin dhe fuqinë që i jep

Rama e kërcënoi me përjashtim, Braçe: Kam prishur një plan të poshtër brenda politikës

Braçe komenton përplasjen me Ramën: Dhuna e disiplinës është deformim antidemokratik!

Braçe i përgjigjet Ramës: Trego cilat janë ‘duart e pista’ që më paskan ndikuar

Kundërshtoi ‘Territorialen’ por votoi pro, Erion Braçe: Foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese

Ambasadori i SHBA-ve Eric Wendt zbarkon në SPAK, i shkon në zyrë Klodian Brahos dhe Joni Ketës

Berisha: Bënë pazare me njëri-tjetrin e në fund shkuan e votuan me 85 vota një akt që...

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, protesuesit marshojnë në rrugët e Tiranës

132 ditë protestë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Tragjedi në Gjilan! Burri vret bashkëshorten dhe një person tjetër, vetëdorëzohet në polici

Rama paralajmëron administratën publike: Do kalojnë në testime, të rriten në karrierë sipas meritës

Rama: Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike, do të drejtohet nga Adea Pirdeni

Rama prezanton reformën për administratën e Shqipërisë 2030: Përzgjedhja e nëpunësve, sipas meritës

Reforma "Shkalla e Meritës"/ Rama: Merita duhet të jetë kushti për karrierën në...

Kryeministri Rama prezanton reformën “Shkalla e Meritës” : Administrata t’u përshtatet reformave...

Berisha: PD do të shfrytëzojë çdo hapësirë ligjore

Kishin hapur exchange pa licencë/Ekzekutohen masat e sigurimit për 14 persona! 11 në 'arrest shtëpie

Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive

Berisha: Deputetët ranë tek këmbët e Padrinos dhe të narko-trafikantit Taulant Balla

Operacioni në Lezhë/ Zbardhen EMRAT e tre të arrestuarve, u kapën të armatosur dhe me skafandra!

Berisha: Mandatet e krimit u hodhën si shigjeta kundër qytetarëve të 15 bashkive!

Balla-opozitës: Nuk ka prova për hetim parlamentare, rrezik për mbivendosje ndaj SPAK

Reshjet e shiut Lezhë, ndërpritet energjia elektrike

Reshje intensive shiu, rrugët në Vlorë nën ‘pushtetin’ e ujit

Kaos nga moti i keq, mbi 30 fshatra në Fier, Patos dhe Mallakastër pa energji elektrike

Përmbytet Durrësi, rrugët mbulohen nga uji, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Berisha-Sinajt: Brenda 3 ditësh u shndërrove në eunuk!

Balluku mbërrin në Kuvend për të votuar "Territorialen", Bardhi hedh ujë në drejtim të saj

Rama terror deputetëve, Braçe, Sinaj e Spiropali në rresht për një pro Territoriales

Tensionet në Kuvend/ Bardhi qëllon Ramën me bidonin e ujit, Balliu e godet me vezë: O plehre

‘Territorialja’ miratohet në Kuvend me 85 vota/ Opozita bllokon foltoren

Nga deklaratat e forta kundër, tek votimi pro/ Braçe pas miratimit të reformës territoriale

Berisha ironizon Spiropalin: Fjalimin shoqëroje me votë ndryshe do regjistrohesh si hipokrite

Dule në Kuvend: Deputetët e PS nuk kanë parasysh interesat e vendit, janë të shantazhuar nga...

Spahia: Është një copëtim i hartës territoriale për interesa të Edi Ramës, ai ka frikë nga vota...

Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, nuk jemi kartonë këtu

Berisha: Nesër do të ngremë shtyllat e turpit dhe do të shkruajmë me gërma të zeza emrat...

Korreshi me tone ironike në Kuvend: Ça reforme doni ju, kallami është bërë si hu nëpër parcela

Blushi i ashpër në Kuvend: Esat Pasha është ringjallur por Avni Rustemi nuk vdes kurrë!

Vatër zjarri në Kotë të Selenicës, zjarrfikëset në vendngjarje

Berisha: Xhaçka ka luajtur kontrabandën e armëve me të shoqin kur ishte ministre e Mbrojtjes!

Protesta e 131-të/ Qytetarët kundër Reformës Territoriale: Shkrini qeverinë, jo bashkitë

GJKKO pezulloi dënimin, momenti kur Greta Gjoci del nga burgu i Pojskës me foshnjën në krah

Korreshi: Banorët nuk e duan bashkimin e Divjakës me Lushnjën!