
Shqipëria pritet të përfshihet nga reshje intensive gjatë fundjavës, ndërsa java e ardhshme do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave.
Stuhia e fuqishme që ka përfshirë Italinë pritet të shtrijë ndikimin edhe në vendin tonë, ku reshjet më të dendura parashikohen të dielën, më 11 tetor.
Meteorologët paralajmërojnë se rrezik për përmbytje të përkohshme paraqitet në Vlorë, Gjirokastër, Përmet, Lezhë, Durrës, Fushë-Krujë dhe Laç.
Sipas parashikimeve, deri në mesditën e së dielës, sasia më e madhe e reshjeve do të përqendrohet në zonën perëndimore dhe në jug të vendit, ku pritet të bien nga 70 deri në 100 milimetra shi.
Pas reshjeve intensive, moti pritet të karakterizohet nga një rënie e ndjeshme e temperaturave. Java e ardhshme do të sjellë kushte tipike për stinën e ftohtë, duke bërë që qytetarët të përgatiten për ditë më të freskëta dhe të përdorin veshje më të trasha./Versus.al

