Kostoja e lartë e prodhimit, çmimi i pandryshuar i shitjes dhe dëmet nga temperaturat e larta po e bëjnë gjithnjë më të vështirë kultivimin e rrushit në zonën e Floqit në Bashkinë Cërrik. Shqetësimi është ngritur nga fermerë të zonës, të cilët shprehen se puna në vreshta po shndërrohet në një aktivitet që jo gjithmonë arrin të mbulojë shpenzimet, duke vënë në pikëpyetje edhe vazhdimësinë e bujqësisë në fshat.
SYRI TV
Zona e Floqit në bashkinë e Cerrik, e njohur për sipërfaqet e mëdha me vreshta, sot duket se e ka humbur shkëlqimin sa i përket kësaj kulture. Shkak janë bërë rritjet e kostove të prodhimit, që po vështirësojnë nga dita në ditë punën e fermerëve. Rritja e çmimit të naftës apo plehërave kimike, janë kthyer në një barrë shtesë për ta, ndërsa çmimi i shitjes, sipas fermerëve, ka mbetur i pandryshuar.
Jashar Kumria, nga Floqi i Cërrikut, këtë vit ka prodhuar rreth 43 kuintalë rrush, por thotë se, pavarësisht punës dhe shpenzimeve, në fund të sezonit llogaritë dalin me humbje.
Pavarësisht prodhimit, fermeri thotë se të ardhurat nuk mjaftojnë për të mbuluar shpenzimet. Familja detyrohet të përdorë kursimet për të përballuar kostot e kultivimit, ndërohë që problem tjetër këtë vit ka qenë thatësira dhe tempraturat e larta gjatë muajve të veres të cilat sipas fermerëve kanë përgjysmuar prodhimin.
Përtej kostove dhe dëmeve në prodhim, shqetësues mbetet edhe largimi i të rinjve nga fshati, duke bërë që në zonë të mungojë fuqia punëtore në sezonin e vjeljes.
© SYRI.net