Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

I është futur ndërtimit, por nuk heq dorë nga futbolli! Makthi i tifozërisë bardheblu rikthehet një ditë para derbit dhe shkon te Gaz Demi me “dhuratën” në dorë

Shkruar nga Newsbomb
I është futur ndërtimit, por nuk heq dorë nga futbolli!
Gaz Demi, Spahiu dhe Sukaj/ Fotomontazh

Xhevahir Sukaj është një nga ish lojtarët e kampionatit shqiptar, por edhe e Kombëtares me të cilën ka zhvilluar vetëm një takim kur ishte pjesë e saj. Ish sulmuesi shqiptar prej vitesh ka “varë këpucët në gozhdë” dhe kohët e fundit është shfaqur i angazhuar në ndërtime pallatesh përmes një subjekti të tij privat.

E megjithatë kur vjen puna te futbolli apo Partizani i Gaz Demit, ai gjithmonë bën një gjysmë-hapi pas. Këtë radhë, ish sulmuesi i kuq ka zgjedhur të surprizojë tifozët e këtij klubi duke sjellë në skuadër një mesfushor si Sebastjan Spahiu.

Të gjithë i njohin cilësitë e këtij të fundit dhe me sa duket Sukaj është ai që e ka bindur për të ardhur në Tiranë. Sot, në klubin e kuq kanë bërë prezantimin e tij, e natyrisht nuk mungonte as takimi i Demit me ish lojtarin që e ka pasur në skuadrën në të cilën investon prej shumë vitesh.

E ky afrim vjen një ditë para derbit të shumëpritur me Tiranën. Sukaj, një nga ish-ët e sfidës. Teksa luante me të kuqtë u shndërrua në makthin bardheblu për shkak të golave që shënonte sistematikisht kundër skuadrës më të titulluar në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese