
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar për të gjashtën të shtunë radhazi përpara kantierit të Muzeut Hebraik, në qendrën historike të qytetit, duke kërkuar ndërprerjen e punimeve.
Gjatë tubimit, protestuesit kundërshtuan projektin, duke akuzuar qeverinë se po dëmton trashëgiminë historike dhe kulturore të Vlorës për interesa politike dhe personale.
Në fjalimet e mbajtura gjatë protestës pati edhe akuza të forta ndaj qeverisë, të cilën disa prej pjesëmarrësve e cilësuan si përgjegjëse për atë që e konsiderojnë cenim të vlerave historike të qytetit.
Protestuesit këmbëngulin në kërkesën për ndalimin e punimeve, ndërsa kundërshtimi ndaj projektit në qendrën historike të Vlorës vijon prej gjashtë javësh./Versus.al

